rritet bilanci i viktimave nga sulmet ne gaza mes tyre dhjetera femije vijojne kerkimet nen rrenoja 690237e7629a3

Rritet bilanci i viktimave nga sulmet në Gaza, mes tyre dhjetëra fëmijë/ Vijojnë kërkimet nën rrënoja

October 29, 2025
1 minut lexim

Sulmet izraelite në Gaza i kanë marrë jetën të paktën 104 palestinezëve, përfshirë 46 fëmijë dhe 20 gra.

Sulmet, që kanë goditur zona të banuara, shkolla dhe shtëpi, lanë mbi 250 të plagosur.

Ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet nën rrënoja për të gjetur të mbijetuar, ndërsa numri i viktimave rritet me kalimin e orëve.

Sipas raporteve të forcave izraelite, sulmet ishin një përgjigje ndaj shkeljeve të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA.

Izraeli ka goditur dhjetëra objektiva, të cilat i konsideron si vend-strehime terroristësh.

Nga ana tjetër, Hamasi ka mohuar akuzat për një sulm ndaj trupave izraelite dhe ka dënuar ashpër bombardimet, duke i quajtur ato shkelje të hapura të armëpushimit.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse deshtoi eksperimenti i delhit per smogun toksik me shi artificial 69023633a246c
Lajmi i mëparshëm

​Pse dështoi eksperimenti i Delhit për smogun toksik me shi artificial?

fshine kamerat e sigurise kerkohet paraburgim per dy te dyshuar 69023d0f44904
Lajmi i radhës

Fshinë kamerat e sigurisë, kërkohet paraburgim për dy të dyshuar

Të fundit nga

ShkoLartë