rritet bilanci i viktimave nga moti i keq ne shba shkon ne 17 numri i te vdekurve mes tyre dhe nje 16 vjecare 6977a7d3ea44f

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA/ Shkon në 17 numri i të vdekurve, mes tyre dhe një 16-vjeçare

January 26, 2026
1 minut lexim

Një stuhi e fuqishme po godet disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën 17 persona të vdekur dhe qindra mijëra pa energji elektrike.

Viktima janë raportuar në Nju Jork, Tenesi, Luiziana, Masaçusets, Kansas, Pensilvani dhe Teksas, mes tyre edhe një 16-vjeçare.

Më shumë se 10 mijë fluturime janë anuluar, ndërsa shkollat dhe rrugët në mbarë vendin janë mbyllur. Reshjet e dendura të borës gjatë fundjavës kanë shkaktuar kaos në transport dhe shërbime, duke prekur veçanërisht zonat qendrore dhe lindore të SHBA-së.

Sipas parashikimeve, bora do të nisë të pakësohet gjatë ditë së sotme, por temperaturat shumë të ulëta do të vazhdojnë të prekin pjesët qendrore dhe lindore të vendit. Paralajmërimet e Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS) shtrihen nga Teksasi në jug deri në Anglinë e Re në verilindje.

Stuhia ka pasur ndikim edhe në Kanada. Në Toronto, Aeroporti Pearson regjistroi të dielën reshje rekord dëbore, duke shkaktuar vonesa dhe anulime fluturimesh.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës ndërsa kushtet e motit mbeten të vështira.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

osmani avancimi i aktit per luginen mesazh i qarte kunder diskriminimit 6977a7c7061b8
Lajmi i mëparshëm

Osmani: Avancimi i Aktit për Luginën, mesazh i qartë kundër diskriminimit

vdekja tragjike e 19 vjecarit grabitet nga nje burre pasi u gjet i pajete ne rruge 6977a98753882
Lajmi i radhës

Vdekja tragjike e 19-vjeçarit, grabitet nga një burrë pasi u gjet i pajetë në rrugë

Të fundit nga

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus

Ministrat e çështjeve evropiane të Bashkimit Evropian kanë finalizuar ndalimin e importeve të gazit nga Rusia, pas një marrëveshjeje të arritur mes Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe qeverive anëtarë në fund të
ShkoLartë