rriten cmimet e fruta perimeve dallime te medha mes marketeve dhe tregjeve te gjelbra 69ee3991dc91c

Rriten çmimet e fruta-perimeve, dallime të mëdha mes marketeve dhe tregjeve të gjelbra

April 26, 2026
1 minut lexim
PEME PERIME

Çmimet e frutave dhe perimeve thyejnë rekorde. Sipas analizës së televizionit Alsat, çmimet në tregje në krahasim me marketet dallojnë dukshëm. Disa markete kanë çmime më të lira në krahasim me tregjet e gjelbra, ndërsa një pjesë e madhe e zinxhirëve të marketeve po thyejnë rekorde me çmimet e frutave dhe perimeve.
Produkt Treg (den.) Market (den.) Diferenca

Domate 120–150 72–260 ↓30 deri ↑140

Tranguj 50 55–75 ↑5 deri ↑25

Limon 150 129–160 ↓21 deri ↑10

Lakër 40 20–40 ↓20 deri 0

Marule 40 35–45 ↓5 deri ↑5

Patate 60 26–38 ↓22 deri ↓34

Spec 160 140–160 ↓20 deri 0

Qepë 50 30–40 ↓10 deri ↓20

Karrota 50 33–40 ↓10 deri ↓17

Qytetarët kanë mendime të ndara, por pjesa më e madhe megjithatë zgjedhin të bëjnë pazar në markete.

“Mu më përshtatet më shumë në market, çmimet janë të vendosura te produktet dhe aty nuk ka hapësirë për të bërë pazar më lirë apo më shtrenjtë,” tha një qytetar.

“Ku janë çmimet më të përshtatshme, në treg? Varet. Nga marketet e mëdha është afërsisht njësoj me tregun, por zakonisht nga tregu i marr më të freskëta,” tha një qytetare.

Prodhuesit arsyetohen se çmimet në tregje janë më të larta sepse produktet janë më cilësore. Sipas tyre, produktet e prodhimit vendor dhe ato të kultivuara nën najlon nuk janë të njëjta.

“Ky është malli im, unë me sallatë e shes 40 denarë, mezi e shes, dhe 30 do t’ua jap nëse nuk shkon, çfarë të bëj, duhet ta shes. Pra nuk është e njëjta cilësi. Ja kastraveci tani është 50 denarë, por nuk është ai kastravec që unë e këpus nga kopshti im. Kjo është gjithçka nën najlon, por populli kërkon më lirë,” u shpreh një bujk.

Ndërkohë qytetarët ankohen se çmimet në markete nuk përputhen me çmimet që publikohen në faqet e tyre zyrtare. Këtë e ka konstatuar edhe Inspektorati i Tregut. /Alsat.mk

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

filipce qeveria po bllokon integrimin ne be vmro dpmne fajeson pushtetin e kaluar 69ee1d6da977f
Lajmi i mëparshëm

Filipçe: Qeveria po bllokon integrimin në BE, VMRO-DPMNE fajëson pushtetin e kaluar

tre atentatet ndaj donald trump ne me pak se 2 vjet pasojat ne politiken amerikane 69ee4ac8053e4
Lajmi i radhës

Tre atentatet ndaj Donald Trump në më pak se 2 vjet, pasojat në politikën amerikane

Të fundit nga

ShkoLartë