rriten cmimet e derivateve te naftes ne maqedonine e veriut 699c5f23b4211

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

February 23, 2026
1 minut lexim

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,24 % në raport me vendimin e datës 16.2.2026.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë/litër.

Nga data 24.2.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 73,50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 75,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 69,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 68,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 34,520 (denarë/kilogram).

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

642390789 34141595495486415 2698329239206121950 n
Lajmi i mëparshëm

Indrit Çullhaj për 19 vite radhazi Kampion i Shqipërisë, një epokë e artë në xhudon shqiptare

meksika ne kaos shtyhen ndeshjet e futbollit nga dhuna pas vrasjes se el mencho 699c5f85c4517
Lajmi i radhës

Meksika në kaos, shtyhen ndeshjet e futbollit nga dhuna pas vrasjes së “El Mencho”

Të fundit nga

ShkoLartë