rrezohet nje lis ne rrugen xhemajl prishtina ne prishtine ska lenduar 68c2d8ee841eb

Rrëzohet një lis në rrugën “Xhemajl Prishtina” në Prishtinë, s’ka lënduar

September 11, 2025
1 minut lexim

Një lis është rrëzuar sot në rrugën “Xhemajl Prishtina” në kryeqytet.

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale si rënia e shtyllës së energjisë elektrike dhe dëmtimi i një veture.

“Si pasojë e motit qe ka mbizotëruar sot në mëngjes, një dru i vjetër që gjendet afër RTK-së është rrëzuar. Nuk kemi të lënduar. Janë disa dëme materiale.”,tha Lulzim Fushtica, drejtor për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës.

Fushtica ka thënë se vetura e dëmtuar është Taxi.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin,edhe Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kryeqytetit, i cili bëri të ditur se nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se një lis është rrëzuar në rrugën Xhemajl Prishtina. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes kurse nuk raportohet për të lënduar.”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

netanjahu ultimatum katarit deboni hamasin ose e bejme ne 68c2d8022ed46
Lajmi i mëparshëm

Netanjahu ultimatum Katarit: Dëboni Hamasin, ose e bëjmë ne

pse po flet justin bieber me trupin dhe jo me fjalet 68c2da11ccd72
Lajmi i radhës

Pse po flet Justin Bieber me trupin dhe jo me fjalët?

Të fundit nga

Përfundon protesta në Shkup

Ka përfunduar protesta kundrejt pakënaqësive në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë e cila u mbajt në qendër të Shkupit. Mijëra shqiptarë kërkuan drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin,
ShkoLartë