rrezohet kerkesa e pd se per shkarkimin e presidentit bajram begaj ja si u votua ne kuvend 690d151596801

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj! Ja si u votua në Kuvend

November 6, 2025
1 minut lexim

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Pas një seance me debate të gjata, votimi përfundoi me 77 vota pro nga mazhoranca për rrëzimin e kërkesës, 32 kundër nga opozita dhe asnjë abstenim, duke mos arritur shumicën e nevojshme për të miratuar shkarkimin.

Kujtojmë se Grupi Parlamentar i PD paraqiti kërkesën për fillimin e procedurës për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj për shkelje të rëndë dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Sipas PD, Begaj dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës, ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese si edhe dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore.

“Grupi i PD ka paraqitur kërkesën për fillimin e procedurës për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj për shkelje të rëndë dhe në mënyrë të vazhdueshme. Kërkesa është argumentuar gjërësisht me një material prej 80 faqesh të mbështetur me 21 prova shkresore. Jemi të bindur që Bajram Begaj nuk mund të vazhdojë të jetë de juro kryetar i shtetit, funksione që de facto i ka humbur prej shumë kohësh tashmë. 

Dekretoi ministren virtuale ‘Diella’, S’ndali trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025. Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve.I biri i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga presidenca. Vetë Begaj i punësuar në një klinikë private”, deklaroi deputeti Gjin Gjoni pak ditë më parë në Komisioni për Çështjet Ligjore, ku argumentoi kërkesën e opozitës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kreu i komunes qender gerasimovski me fiat 500 mberriti ne aksionin e pastrimit 690d130f1e08e
Lajmi i mëparshëm

Kreu i komunës Qendër, Gerasimovski me “Fiat 500” mbërriti në aksionin e pastrimit

trepca mposht prishtinen ne minatori fiton edhe rahoveci 690d157321e0b
Lajmi i radhës

Trepça mposht Prishtinën në “Minatori”, fiton edhe Rahoveci

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë