rrezohet helikopteri ne angli humb jeten 70 vjecari tre persona te plagosur 6903a5875a430

Rrëzohet helikopteri në Angli/ Humb jetën 70-vjeçari, tre persona të plagosur

October 30, 2025
1 minut lexim

Një 70-vjeçar ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur, pas rrëzimit të një helikopteri në Doncaster në Angli.

Shërbimet e emergjencës u thirrën në një fushë pranë Ings Lane, Bentley. Helikopteri ishte ngritur nga Aeroporti Retford Gamston, në Nottinghamshire.

Piloti, një 41-vjeçar, dhe dy pasagjerë të tjerë, një grua 58-vjeçare dhe një djalë 10-vjeçar, pësuan lëndime të lehta, tha Policia e Yorkshire.

“Mund të konfirmojmë se një helikopter i operuar nga një qiramarrës në vend, është përfshirë në një incident. Nuk kemi informacione të mëtejshme aktualisht”, tha aeroporti Retford Gamston në një deklaratë.

BBC raportoi se një patrullë policore ishte vendosur dhe një ambulancë private kishte mbërritur në vendngjarje.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tre te vrare nga sulmet ruse ne sloviansk te ukraines 6903a3d433854
Lajmi i mëparshëm

Tre të vrarë nga sulmet ruse në Sloviansk të Ukrainës

avokatja e popullit pavaresia e institucionit thelbesore per nje sistem efektiv 6903a8929c08a
Lajmi i radhës

Avokatja e Popullit: Pavarësia e institucionit, thelbësore për një sistem efektiv

Të fundit nga

ShkoLartë