rrezimi tragjik aksidentohet per vdeje ne itali parashutisti i rekordeve 687952794bb91

Rrëzimi tragjik/ Aksidentohet për vde*je në Itali parashutisti i rekordeve

July 17, 2025
1 minut lexim

Felix Baumgartner, parashutisti austriak i njohur për hedhjet spektakolare me për thyerjen e rekordeve botërore, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare pas një aksidenti tragjik në Itali.

Lajmi u konfirmua sot nga mediat ndërkombëtare dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Sipas raportimeve, Baumgartner humbi jetën në Porto Sant’Elpidio gjatë një fluturimi me parashutë, pasi pësoi një gjendje të papritur shëndetësore që e bëri të humbiste kontrollin.

Ai përfundoi në një pishinë në një kompleks turistik, duke plagosur edhe një grua të re. Për fat të keq, ndihma mjekësore nuk mundi t’i shpëtojë jetën dhe ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Njeriu që kërceu nga stratosfera

Felix Baumgartner lindi në Salzburg në vitin 1969 dhe që në moshë të re u pasionua pas fluturimeve dhe sporteve ekstreme.

Në moshën 16-vjeçare filloi hedhjet me parashutë, ndërsa më pas u bë një nga pionierët e BASE Jumping, duke kërcyer nga ndërtesat dhe objektet më të larta e më të rrezikshme në botë.

Ai u bë i famshëm për hedhjen nga Kullat Petronas në Kuala Lumpur, statuja e Krishtit Shëlbues në Rio de Janeiro, viadukti Millau në Francë dhe Taipei 101 në Tajvan.

Por momenti kulmor i karrierës së tij erdhi në vitin 2012, kur si pjesë e projektit Red Bull Stratos, ai u hodh nga stratosfera nga një lartësi prej 39 kilometrash mbi shkretëtirën e New Mexico-s.

Gjatë rënies, Baumgartner theu barrierën e zërit, duke arritur një shpejtësi rekord prej 1,357 km/h dhe duke vendosur disa rekorde botërore. Ngjarja u transmetua drejtpërdrejt dhe u ndoq nga mbi 8 milionë njerëz në mbarë botën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjenerali amerikan nato mund ta merr kaliningradin menjehere vjen reagimi i rusise 6879518b6ddbb
Lajmi i mëparshëm

​Gjenerali amerikan: NATO mund ta merr Kaliningradin menjëherë – vjen reagimi i Rusisë

le te gjykojne qytetaret nese jam fajtor pergjegjesia ime politike eshte ne zgjedhje thote mickoski 687955c03bd6f
Lajmi i radhës

Le të gjykojnë qytetarët nëse jam fajtor, përgjegjësia ime politike është në zgjedhje, thotë Mickoski

Të fundit nga

ShkoLartë