rrezimi i avionit ushtarak ne kolumbi konfirmohen 66 persona te vdekur 69c2d34318b9c

Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur

March 24, 2026
1 minut lexim

Një avion ushtarak u rrëzua gjatë ngritjes dje në Kolumbi, duke shkaktuar vdekjen e 66 personave, ndërsa katër të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, sipas autoriteteve.



Avioni transportues i tipit “Lockheed Martin C-130 Hercules”, kishte në bord 128 persona, përfshirë 11 anëtarë të forcave ajrore, 115 ushtarakë dhe dy efektivë të policisë kombëtare.

Aksidenti ndodhi gjatë ngritjes nga zona e Puerto Leguizamo, pranë kufirit me Perunë. Sipas autoriteteve, avioni dyshohet se u përplas pranë fundit të pistës, ndërsa një nga krahët goditi një pemë gjatë rënies.

Përplasja shkaktoi një shpërthim dhe zjarr të fuqishëm, ndërsa në bord mund të ketë pasur edhe materiale shpërthyese. Banorët e zonës së largët ishin të parët që ndërhynë për të ndihmuar të mbijetuarit, duke transportuar të plagosurit drejt spitaleve me mjete të improvizuara.

Më pas në vendngjarje mbërritën edhe forcat ushtarake, por autoritetet theksojnë se zona është e vështirë për t’u arritur, çka ka penguar operacionet e shpëtimit.

Sipas zyrtarëve, 57 të mbijetuar janë shtruar në spital, ndërsa rreth 30 prej tyre ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vijojnë për gjetjen e personave të zhdukur.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shtepia me e shtrenjte vitin e kaluar u shit per 1 5 milion euro ndersa banesa me e shtrenjte per 166 500 euro 69c2d2e207d57
Lajmi i mëparshëm

Shtëpia më e shtrenjtë vitin e kaluar u shit për 1.5 milion euro, ndërsa banesa më e shtrenjtë për 166.500 euro

ahmeti nderon deshmoret e decanit kujtese per sakrificen dhe thirrje per unitet kombetar 69c2d43097414
Lajmi i radhës

Ahmeti nderon dëshmorët e Deçanit: kujtesë për sakrificën dhe thirrje për unitet kombëtar

Të fundit nga

Ferrari synon fitoren në Suzuka

Formula 1 nuk ka arritur të përmbushë ambiciet e saj, por Ferrari ka kuptuar gjithmonë se gara do të thotë të mësosh po aq sa të fitosh. Themeluesi i Ferrarit, Enzo Ferrari,
ShkoLartë