rrezikuan jeten ne det nderhyn policia kufitare shpetohen dy pushues ne shengjin 6860288a3c1ec

Rrezikuan jetën në det/ Ndërhyn Policia Kufitare, shpëtohen dy pushues në Shëngjin

June 28, 2025
1 minut lexim

Policia Kufitare në Shëngjin iu ka ardhur në ndihmë dy personave, të cilët ndodheshin në rrezik në det të hapur.

Policia e Lezhës thotë se një mjet lundrues kishte pësuar defekt dhe, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, ishte larguar nga bregu

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, u angazhuan me mjet lundrues dhe Jet Ski për ofrimin e ndihmës së menjëhershme.

Autoritetet njoftuan se mjeti lundrues u tërhoq nga mjeti i Policisë Kufitare deri në portin e Shëngjinit. Dy shtetasit që ndodheshin në bord u nxorën në tokë në gjendje të mirë shëndetësore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nafie selmani per cfare me fituan disa burra 68601eeedc2ac
Lajmi i mëparshëm

Nafie Selmani: Për çfarë më ‘fituan’ disa burra?!

premier league vjen ndryshime te medha nga sezoni i ardhshem 686028c69cee4
Lajmi i radhës

Premier League vjen ndryshime të mëdha nga sezoni i ardhshëm

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë