rreziku per vershime komuna e prishtines anulon procesin mesimor 691c2a8fc7f49

Rreziku për vërshime, Komuna e Prishtinës anulon procesin mësimor

November 18, 2025
1 minut lexim

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini, ka bërë të ditur se procesi mësimor është anuluar për ditën e sotme, për shkak të rrezikut për vërshime.

Sipas Shahinit, ky vendim erdhi në koordinim me kryetarin Përparim Rama, Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, si dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike.

“Të nderuar qytetarë, drejtues të institucioneve edukativo-arsimore dhe të nderuar prindër. Ju njoftojmë se për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike, reshjeve të mëdha të shiut dhe vështirësive në komunikacion, në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorët përkatës të shkollave, procesi mësimor për ditën e sotme anulohet”, thuhet në njoftim.

“Ky vendim është marrë edhe në koordinim me Kryetarin e Kryeqytetit, dhe është masë preventive e sigurisë për fëmijët tanë. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vijojne sulmet ruse ne ukraine 1 viktime dhe 9 te plagosur ne rajonin e kharkivit 691c2567d0ff5
Lajmi i mëparshëm

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, 1 viktimë dhe 9 të plagosur në rajonin e Kharkivit

njihuni me banoret e big brother vip kosova 4 691c2bb476a0e
Lajmi i radhës

Njihuni me banorët e “Big Brother VIP Kosova 4”

Të fundit nga

ShkoLartë