rrezikonin te mbyteshin ne det vlore policia shpeton 3 pushues tek uji i ftohte 68a089a270b49

Rrezikonin të mbyteshin në det/ Vlorë, policia shpëton 3 pushues tek ‘Uji i Ftohtë’

August 16, 2025
1 minut lexim

Një ndërhyrje e shpejtë dhe efektive e Policisë Kufitare në Vlorë ka shmangur një ngjarje të rëndë, duke shpëtuar tre pushues që rrezikonin jetën në ujërat e detit, pranë plazhit të Ujit të Ftohtë.

Salla e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin (DRKM) Vlorë mori njoftim se një shtetase po lundronte me kanoe, rreth 1 milje larg bregut, dhe kishte humbur kontrollin duke kërkuar ndihmë.

Dy pushues të tjerë tentuan të ndihmonin duke hyrë në det me not, por distanca e madhe nga bregu i vuri në rrezik edhe ata.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, një mjet lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt vendngjarjes duke transportuar tre pushuesit të sigurt në breg. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arben fetai nexhmedin sadiku kryetari i ardhshem i likoves 68a08049ee260
Lajmi i mëparshëm

Arben Fetai: Nexhmedin Sadiku, kryetari i ardhshëm i Likovës

shqiptaret e ben me vaj klubi kroat peson edhe nje goditje te rende 68a08a19de62e
Lajmi i radhës

Shqiptarët e bën me vaj, klubi kroat pëson edhe një goditje të rëndë

Të fundit nga

ShkoLartë