rrezikohet sovraniteti i vendit shokon halil geci u tentua grusht shtet per rrezimin e kurtit 68cbd340e6a1f

“Rrezikohet sovraniteti i vendit”, “shokon” Halil Geci: U tentua grusht shtet për rrëzimin e Kurtit

September 18, 2025
1 minut lexim

Analisti Halil Geci, thotë se qeveria mbrojti kushtetutën dhe se opozita dhe Lista serbe tentuan grusht shtetin për ta rrëzuar Kurtin.

Përmes një shkrimi në Facebook, Geci shkruan se qeveria nuk është kundër serbëve të Kosovës, por kundër një liste që punon për Beogradin dhe Moskën.

Sipas tij, nuk është qeveria që po shkelë kushtetutën, por Lista serbe.

“Qeveria mbrojti kushtetutën – opozita dhe Lista serbe tentuan grushtshtetin për ta rrëzuar Kurtin!

Qeveria nuk është kundër serbëve të Kosovës – por kundër një liste që punon për Beogradin dhe Moskën, që nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe që nxit ndasi dhe terror.

Çfarë shqiptarësh janë ata që mbështesin ata që i këndojnë himnin e Serbisë dhe glorifikojnë terroristin Milan Radojçiq?

Sot, opozitarët po e akuzojnë qeverinë se po shkel Kushtetutën për mos-emërimin e nënkryetarit nga Lista Serbe. Por e vërteta është krejt ndryshe:

Nuk është qeveria që po shkel Kushtetutën – është Lista Serbe ajo që prej vitesh e shkel dhe e sulmon shtetin tone”, shkruan Geci.

Tutje, ai akuzon opozitën për gënjeshtra dhe manovra që i përdor.

“Nuk mund të shpërblejmë me poste një listë që:

— Glorifikon terroristin Milan Radojçiq, përgjegjës për sulmin në Banjskë ku u vra polici Afrim Bunjaku.

— Fillon fushatën me himnin e Serbisë dhe me parullën “Të gjithë për vëlla Milanin”.

— Punon për agjendat e Beogradit dhe Rusisë, jo për interesat e qytetarëve të Kosovës.

— Nuk e njeh Republikën e Kosovës, Kushtetutën dhe kufijtë e saj.

Opozita që sot kërkon protesta, duke akuzuar qeverinë se shkel Kushtetutën, është një rrenë e kulluar. Me këto manovra, ata po i hapin derën rikthimit të ndikimit serb në institucionet e Kosovës.

Kjo nuk është demokraci – kjo është rrezik për sovranitetin e vendit tonë.

Kosova dhe institucionet e saj nuk janë kundër komunitetit serb, por janë kundër çdo strukture që kërcënon paqen, sigurinë dhe të ardhmen e vendit”, përfundon Geci. / BS

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mourinho mberrin ne lisbone 68cbd333e3664
Lajmi i mëparshëm

Mourinho mbërrin në Lisbonë

inspektori i larte i drejtesise nis hetimin disiplinor ndaj prokurores se korces zbardhet arsyeja 68cbd3e4057c5
Lajmi i radhës

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis hetimin disiplinor ndaj prokurores së Korçës, zbardhet arsyeja

Të fundit nga

ShkoLartë