rrezikohet peshkaqeni i mesdheut peshkimi i paligjshem alarm per peshkaqenin e bardhe te madh 6953f334167e5

Rrezikohet peshkaqeni i Mesdheut/ Peshkimi i paligjshëm, alarm për peshkaqenin e bardhë të madh

December 30, 2025
1 minut lexim

Peshkaqenët e Bardhë të mëdhenj në Detin Mesdhe janë në rrezik zhdukjeje dhe peshkimi i paligjshëm po kontribuon drejt kësaj rruge. Sipas një studimi nga shkencëtarët amerikane, në partneritet me organizatën britanike të bamirësisë “Blue Marine Foundation”, peshkaqenët e bardhë të mëdhenj janë ndër speciet më të kërcënuara dhe shumë po shiten në tregjet e peshkut të Afrikës së Veriut.

Peshkaqenët e bardhë të mëdhenj janë një nga më shumë se 20 speciet e peshkaqenëve mesdhetarë të mbrojtura sipas ligjit ndërkombëtar, që do të thotë se është e paligjshme t’i peshkosh ose t’i shesësh. Megjithatë, duke monitoruar portet e peshkimit në bregdetin mesdhetar të Afrikës së Veriut, studiuesit zbuluan se të paktën 40 peshkaqenë të bardhë të mëdhenj janë vrarë atje vetëm në vitin 2025.

Shumë popullata peshkaqenësh, veçanërisht peshkaqenët e bardhë, kanë rënë ndjeshëm në Mesdhe në dekadat e fundit. Ndikimi i peshkimit industrial është intensifikuar dhe është e besueshme sipas shkencëtareve, që ata të zhduken në të ardhmen e afërt. Popullata e peshkaqenëve të bardhë të Mesdheut tani klasifikohet si në Rrezik Kritik nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.

Bashkimi Europian dhe 23 vende rreth Mesdheut kanë nënshkruar një marrëveshje, e cila thotë se këto specie nuk mund të mbahen në anije, të lëvizen nga anija në breg, të transferohen, të ruhen, të shiten ose të ofrohen për shitje.

Marrëveshja ndërkombëtare thotë se peshkaqenët e bardhë të mëdhenj duhet të lirohen të padëmtuar dhe të gjallë kur është e mundur, edhe pse këto rregulla nuk merren me kapjet aksidentale dhe zbatimi ndryshon nga një vend në tjetrin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kosova ngre aktakuze ndaj 21 personave per masakren e recakut 6953f31f59df4
Lajmi i mëparshëm

Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut

viti i ri guterres paralajmeron lideret boterore merreni seriozisht rrezikun e luftes 6953f4e72989d
Lajmi i radhës

Viti i Ri, Guterres paralajmëron liderët botërorë: Merreni seriozisht rrezikun e luftës

Të fundit nga

ShkoLartë