rrezikohen te permbyten tokat bujqesore ne fier flasin banoret jemi te frikesuar do na duheshin dy vite 691dc9233a9d6

Rrezikohen të përmbyten tokat bujqësore në Fier, flasin banorët: Jemi të frikësuar, do na duheshin dy vite…

November 19, 2025
1 minut lexim

Prurjet e lumit Vjosa në fshatin Kashisht në Fier, kanë arritur në pikën kritike.

Sipas banorëve nga mëngjesi i sotëm e deri në mesditë niveli është rritur mbi 1 metër duke u kthyer në rrezik real për përmbytjen e tokave bujqësore. Me këtë intensitet prurjesh rreziku për të dal nga shtrati është tepër i madh thonë ata, ndërsa theksojnë se një nivel të tillë prurjesh nuk e kanë parë prej 4 vitesh.

Jemi të frikësuar”, thonë banorët pasi lumi ka vite që nuk ka shkaktuar probleme në zonë, teksa janë duke monitoruar të alarmuar orë pas ore situatën. Ndërkohë vendimtare mbeten orët e pasdites ku pritet të ketë reshje me intensitet të lartë dhe prurje të mëdha që mund të krijojnë situata problematike.

Sipas administratorit të njësisë administrative Frakull, Emiljano Braka, banorët janë njoftuar që në orët e para të mëngjesit, për rrezikun e përmbytjeve ndërsa ka theksuar se nëse lumi do të dilte nga shtrati , dëmet që do tu shkaktoheshin fermerëve do të ishin kolosale.

Ndërkohë fermerët janë duke monitoruar të alarmuar situatën në terren. Një prej tyre pohon se Vjosa nëse del nga shtrati është një përbindësh i vërtetë.

“Ne kemi përvojë të hidhur nga përmbytjet e mëparshme thotë ai, ku jo vetëm u dëmtua, por as nuk u dëmshpërblyem asnjëherë. I lutemi Zotit të mos ketë përmbytje, pasi do na duheshin dy vite të marrim veten”, shprehet një nga banorët.

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kush po ia le kilen tjetrit limaj thote se mandatimi i konjufces per kryeminister ishte nje loje 691dc88059ea2
Lajmi i mëparshëm

“Kush po ia lë kilen tjetrit”, Limaj thotë se mandatimi i Konjufcës për kryeministër ishte një lojë

IZET MEXHITI 10
Lajmi i radhës

Mexhiti: Pajisje të reja moderne në shkollat e Çairit, fillon transformimi i tyre (FOTO)

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë