rrezik per gjallesat e detit aktivistet shpetojne breshken detare te ngecur ne rrjeta 68f14a8b16d09

Rrezik për gjallesat e detit, aktivistët shpëtojnë breshkën detare të ngecur në rrjeta

October 16, 2025
1 minut lexim

Një breshkë deti është shpëtuar mesditën e sotme në zonën bregdetare të jugut, pasi kishte ngecur në rrjetat e peshkatarëve të hedhura shumë afër bregut, një praktikë e ndaluar që po kthehet në rrezik serioz për gjallesat detare.

Sipas informacioneve, breshka ishte gjetur në gjendje të rëndë, me kokën e mbështjellë në rrjetë dhe pa mundësi për të lëvizur. Aksioni i shpëtimit u krye nga një grup aktivistësh mjedisorë, mes tyre Kosta Xhaho, pjesë e organizatës më të madhe mjedisore në vend, PPNEA, e cila prej vitesh merret me monitorimin e fokave dhe breshkave detare.

Ky rast tregon sërish nevojën për kontrolle më të rrepta ndaj peshkimit pa kriter në afërsi të vijës bregdetare, që po dëmton rëndë ekosistemin detar dhe specie të mbrojtura si breshkat dhe fokat mesdhetare.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kosova ishte nen masa te dhunshme te administrimit ushtarak nga nentori i vitit 1944 deri ne korrik te vitit 1945 68f149ed2325c
Lajmi i mëparshëm

Kosova ishte nën masa të dhunshme të administrimit ushtarak nga nëntori i vitit 1944 deri në korrik të vitit 1945

samsung thuhet se po anulon galaxy s26 edge 68f14aba0354f
Lajmi i radhës

Samsung thuhet se po anulon Galaxy S26 Edge

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë