rrezik nga prurjet ne mifol cako paralajmeron evakuime nese lumi del nga shtrati 691ee79459458

Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati

November 20, 2025
1 minut lexim

Kreu i emergjencave civile Haki Çako ka inspektuar në terren situatën në urën e Mifolit në zonën e Fierit. Situata vijon të mbetet në alert ka pohuar Çako, pasi niveli i prurjeve në urën e Mifolit ka arritur 7, dhe prurjet nga Tepelena dhe Përmeti, pritet të arrijnë pikun në mesditë.



Situata është monitoruar gjatë gjithë natës, ka pohuar Çako, por niveli aktual ka një risk të shtuar, dhe fatmirësisht për momentin nuk ka banesa të prekura.

Sipas kreut të emergjencave në rast të daljes nga shtrati, do të ketë evakuime të banorëve dhe për këtë janë marrë të gjitha masat.

Apeli është i qartë për të gjithë banorët përgjatë rrjedhës së lumit, përpara gjithçkaje është jeta e qytetarëve, ka thënë Çako.

Çako thekson situata nga reshjet po mbahet në monitorim të vazhdueshëm. Sipas tij prurjet janë në rënie dhe shpresohet që situata do të jetë në normalitet Por sipas tij situata mbetet delikate pasi pritet të shihet se çdo ndodh. Deri më tani ka banesa të përmbytura, por ai thotë se rreziku për të tjera nuk është i lartë momentalisht.

Sipas Çakos po bëhet gjithçka për të mbrojtur zonat dhe fshatrat, ndërkohë që situata do të shihet në vazhdimësi.

Haki Çako thotë se është investuar në argjinaturën e Vjosës, por investimet janë të pafundme dhe varen nga mundësitë që ka qeveria shqiptare.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parisi pa energji elektrike ne disa zona nderpritet qarkullimi ne disa linja metroje 691ee48b48623
Lajmi i mëparshëm

Parisi pa energji elektrike në disa zona, ndërpritet qarkullimi në disa linja metroje

izraeli sulmon serish gazen 28 te vrare mes tyre 9 femije 691ee8cca825d
Lajmi i radhës

Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë