rreth 500 persona jane paraqitur per perfshirje ne ekipet zjarrfikese ne rmv 68814cd3704e2

Rreth 500 persona janë paraqitur për përfshirje në ekipet zjarrfikëse në RMV

July 23, 2025
1 minut lexim

Shkup, 23 korrik – “Kemi pak më pak se 500 persona të paraqitur në të gjithë territorin e shtetit. Neve na nevojiteshin 400. Për fat të keq numri në Shkup është pak më i vogël, ndër 50, ndërsa ne kemi pritur 80 persona. Këta persona, meqë sot përfundon afati formal, në dy tre ditët e ardhshme do të kontaktohen, të njëjtit do të thirren në njësitë lokale të zjarrfikësve, por disa prej tyre, ata në Shkup, në DMSH. Do të fillojnë me së paku dy ditë stërvitje, në këtë periudhë do të bëhet përzgjedhje i atyre që më tej mund të vazhdojnë të zhvillohen në drejtim të zjarrfikësve”, deklaroi Stojançe Angellov, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Lidhur me reagimet për pagesën prej vetëm 24 mijë denarësh, Angellov e cilësoi angazhimin e qytetarëve si vullnetar, duke nënvizuar se ata që do të punësohen, do të paguhen më së paku 40 mijë denarë.

“Këta persona nuk paguhen 24 mijë denarë, këtë më shumë e konsideroj si vullnetarizëm, vlerësoj se është në korniza të kyçjes vullnetare në një masë qeveritare, me qëllim që të njëjtit të përzgjidhen për punësim në njësitë zjarrfikëse lokale territoriale, ku paga është shumë më e lartë. Siç kam informacione sidomos në njësitë territoriale më të forta, prej 40 mijë denarë e më lartë, varësisht nga pozicione”, shtoi Stojançe Angellov, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Angellov, paralajmëroi formimin e një njësie speciale për mbrojtje dhe shpëtim, ku pjesëtarët do të jenë më të paktë në numër, por do të paguhen më shumë se zjarrfikësit. Këta persona do të jenë shumë më të përgatitur fizikisht, dhe do të përdoren në terrenet më të vështira, aty ku një zjarrfikës mesatar nuk do të mund të depërtojë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndarja nga jeta e legjendes se muzikes rock coldplay i dedikon koncertin ne nashville ozzy te duam kudo qe te shkosh 688143a805a56
Lajmi i mëparshëm

Ndarja nga jeta e legjendës së muzikës “rock”, Coldplay i dedikon koncertin në Nashville: Ozzy të duam, kudo që të shkosh

trajneri i skuadres shqiptare para ndeshjes me rapidin nje rast per te treguar se jemi ne rrugen e duhur 6881567ae97cd
Lajmi i radhës

Trajneri i skuadrës shqiptare para ndeshjes me Rapidin: Një rast për të treguar se jemi në rrugën e duhur

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë