rreth 300 vatra zjarresh ne 5 ditet e fundit metaj flet per situaten ne kosove shpreh ngushellime per familjen lima 686e5cf81feb1

Rreth 300 vatra zjarresh në 5 ditët e fundit, Metaj flet për situatën në Kosovë, shpreh ngushëllime për familjen Lima

July 9, 2025
1 minut lexim

Rreth 300 raste zjarresh janë regjistruar në Kosovë vetëm gjatë pesë ditëve të fundit, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Genc Metaj, tha se gjatë kësaj periudhe ekipet kanë ndërhyrë në 295 raste zjarresh nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Në konferencën e thirrur për media, Metaj deklaroi se dita më e rënduar ka qenë 7 korriku, kur janë shënuar gjithsej 66 raste të zjarreve, prej të cilave 57 kanë ndodhur pasdite.

Metaj shtoi se situata është menaxhuar me sukses deri më tani, por rreziku mbetet i lartë për shkak të kushteve të motit.

Sipas tij, dyshohet që zjarrëvëniet mund të jenë të qëllimshme dhe shumica prej tyre janë toka bujqësore, e që pastaj shpërndahen edhe në zona malore.

Metaj tha se numri i zjarrëfikësve është i kënaqshëm, porse duhet të jetë edhe më i madh.

Drejtori i AME-së, Genc Metaj tregoi se aktualisht janë 3 vatra aktive, një në Pejë dhe dy në Skënderaj.

AME apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe bashkëpunim në parandalimin e zjarreve, duke shmangur ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura dhe duke raportuar çdo rast të dyshimtë.

Ndër të tjera, Metaj u shprehu ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe miqve për vdekjen e shefit të Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës, Kaqun Lima.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ministri aliu u takua me ambasadorin francez le rigoler 686e592b3b87b
Lajmi i mëparshëm

Ministri Aliu u takua me ambasadorin francez Le Rigoler

IMG 6653
Lajmi i radhës

Kryetari i Butelit Kostovski: Reagimi i shpejtë i zjarrfikësve parandalon katastrofë në Luboten

Të fundit nga

Horoskopi i datës 28 dhjetor 2025

Dashi Edhe pse atmosfera festive ju dhuron një ndjenjë qetësie të brendshme, duhen marrë parasysh edhe disa përplasje apo tensione në familje. Jeni përballë vendimeve të rëndësishme që lidhen me të ardhmen
ShkoLartë