rreth 1 600 vezhgues po monitorojne zgjedhjet lokale ne maqedonine e veriut 690724f28f167

Rreth 1.600 vëzhgues po monitorojnë zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

November 2, 2025
1 minut lexim

Për të ndjekur raundin e dytë të zgjedhjeve lokale janë akredituar gjithsej 1.598 vëzhgues, prej të cilëve 933 vendas, 651 ndërkombëtarë dhe 14 gazetarë të huaj. Numrin më të madh të vëzhguesve vendas e ka Shoqata “Vake Up” – Shkup me 685 persona. Në monitorim marrin pjesë edhe organizata të tjera vendase si CIVIL, Democracy Lab Tetovë, INSOK, INKLUZIVA, Instituti Ohër, Eurothink dhe Kab Struga.

Ndër vëzhguesit ndërkombëtarë, më të shumtët janë të ODIHR-it me 500 pjesëmarrës. Pasojnë Ambasada e SHBA-së me 30, Këshilli i Evropës me 24, Parlamenti Evropian me 18 dhe Ambasada Britanike me 11 vëzhgues. Në proces do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Franca, Holanda, Hungaria, Kroacia, Turqia, Zvicra, Shqipëria, Kosova, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia. Qëllimi i tyre është të ndjekin procesit zgjedhor dhe transparencën e votimit.

Për rrethin e dytë të zgjedhjeve janë akredituar edhe 14 gazetarë të huaj të cilët do të raportojnë nga terreni.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kshz deri ne oren 0900 jehona e votuesve eshte nen 3 6907247b4e155
Lajmi i mëparshëm

KSHZ: Deri në orën 09:00 jehona e votuesve është nën 3%

u ekzekutua me 6 plumba nga djali i xhaxhait ky eshte viktima dalan alliaj 6907265805178
Lajmi i radhës

U ekzekutua me 6 plumba nga djali i xhaxhait, ky është viktima Dalan Alliaj

Të fundit nga

ShkoLartë