rreshqitjet e dheut bllokojne rrugen e tudanit bashkia elbasan do te nderhyhet me kismet ne vere 69c43514765b3

Rrëshqitjet e dheut bllokojnë rrugën e Tudanit, bashkia Elbasan: Do të ndërhyhet (me kismet) në verë

March 25, 2026
min lexim

Bashkia e Elbasanit reagoi sot lidhur me rrugën e fshatit Tudan, e cila ka pësuar rrëshqitje të konsiderueshme të dherave.

Sipas bashkisë, shirat që përfshinë të gjithë territorin në muajt nëntor 2025 – shkurt 2026 sollën problematika edhe në bashkinë e Elbasanit.

“Në fillim të muajit janar Agjencia e Shërbimeve Publike dhe Emergjencat Civile, pranë bashkisë së Elbasanit u njoftuan për bllokimin e një prej rrugëve që lidh fshatin Tudan. Prej asaj kohe nga ekipet tona është ndërhyrë disa herë për pastrimin, ndërkohë që situata është përsëritur vazhdimisht. Agjencia e Shërbimeve Publike tentoi të mbajë rrugën të hapur derisa situata u kthye në rrezik edhe për punonjësit duke u detyruar të largojmë makineritë për shkak të rrëshqitjes së vazhdueshme”, theksoi bashkia, në një postim në rrjetet sociale.

Të ndodhur në të tilla kushte, bashkia e Elbasanit më 16 janar të këtij viti ka kërkuar një vlerësim të specializuar nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar.

Ekspertët e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar kryen veprimet e nevojshme në terren dhe theksuan se nevojitet një studim i thelluar gjeologo-inxhinierik për të vlerësuar terrenin.

Nga studimi paraprak ekspertët rekomandojnë se gjatë muajve të verës, kur terreni të jetë plotësisht i tharë të punohet për stabilizimin e ujërave sipërfaqësorë (detyrë e cila është kryer tashmë me vendosjen e tubave) dhe të bëhet pastrimi i rrugës shoqëruar me një mur mbrojtës në pjesën e sipërme (ndërhyrje e cila mund të bëhet vetëm në muajt e verës).

Bashkia Elbasan mirëkupton shqetësimin e banorëve të Tudanit për përdorimin e këtij aksi më të shkurtër për ta.

Por nga ana tjetër bashkia sqaron se fshati Tudan nuk është i bllokuar dhe aksesohet nga dy segmente të tjerë. Aksi që lidh fshatin Tudan me qendrën e njësisë administrative, pra me të gjitha shërbimet shëndetësore, komunale etj është plotësisht e aksesueshme.

Bashkia Elbasan kërkon mirëkuptimin e banorëve për përdorimin e rrugëve të tjera, derisa kushtet atmosferike të lejojnë ndërhyrjet në këtë aks.

“Edhe në të tilla kushte vendimin përfundimtar për stabilizimin e plotë të rrugës, do ta japë studimi i thelluar gjeologo-inxhinierik. Mbetemi të palëkundur në bindjen tonë se siguria e përdoruesve të rrugës është e vetmja përparësi”, thekson bashkia.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

Lajmi i mëparshëm

Kryetari i parlamentit të Iranit kërcënon të shënjestrojë “infrastrukturën jetësore” të vendit rajonal nëse ishulli pushtohet

mustafa ldk jo zgjedhje vec pse vv do 69c43532b82ad
Lajmi i radhës

​Mustafa-LDK: Jo zgjedhje veç pse VV do…

Të fundit nga

​Mustafa-LDK: Jo zgjedhje veç pse VV do…

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Vjosa Osmanit. “Vendi nuk duhet të shkoj në zgjedhje veq pse një parti po do ta bëjë
ShkoLartë