rreshqitje dheu vdekjeprurese ne indi pas shirave te rrembyeshem te pakten 15 te vdekur 68ca8488c1da0

Rrëshqitje dheu vdekjeprurëse në Indi pas shirave të rrëmbyeshëm, të paktën 15 të vdekur

September 17, 2025
1 minut lexim

Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut dhe shirave të rrëmbyeshëm që goditën shtetin indian të Uttarakhand.

Video të publikuara tregojnë ujëra me baltë që kanë përmbytur qytetin e Sahastradhara, duke shkaktuar dëme në dyqane, rrugë dhe shtëpi, ndërsa banorët përpiqeshin të gjenin strehim.

“Dyqanin tim e mori uji,” tha një banor i zonës për agjencinë e lajmeve ANI. Trembëdhjetë trupa u gjetën të martën në Dehradun, ndërsa nga një trup u gjet në distriktet Pithoragarh dhe Nainital, raportoi gazeta Indian Express.

Rrëshqitjet e dheut dhe shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të menjëhershme në Dehradun, ndërsa lumi Tamsa doli nga shtrati.

Uttarakhand është i prirur ndaj përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës që ndodhin shpesh, një fenomen që disa ekspertë e lidhin me ndryshimet klimatike. Në gusht, përmbytjet dhe një rrëshqitje dheu përfshinë fshatin Darali në këtë shtet, ku autoritetet raportuan se 60 persona mbetën të zhdukur.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

merz vjeshte e vendimeve te rendesishme ne gjermani 68ca82d635e83
Lajmi i mëparshëm

Merz: Vjeshtë e “vendimeve të rëndësishme” në Gjermani

gara per kreun e ri te spak kandidatet 3 jave afat per dorezimin e dokumentacioneve 68ca879793769
Lajmi i radhës

Gara për kreun e ri të SPAK, kandidatët 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve

Të fundit nga

ShkoLartë