Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mat, ku ka humbur jetën një 82 vjeçar.
Sipas njoftimit të Policisë, i moshuari kërkohej nga blutë pasi ishte larguar nga banesa. Pas kontrolleve nga ajri dhe toka, 82 vjeçari u gjet pa shenja jete.
Dyshohet se i moshuari rrëshqiti nga një shkëmb e për pasojë humbi jetën.
“Në vijim të informacionit të dhënë për largimin nga banesa të shtetasit E. M., 82 vjeç, banues në Klos, ju bëjmë me dije se:
Pas kërkimeve në terren, të organizuara nga patrulla policie në këmbë dhe me dron nga ajri, u bë e mundur gjetja e tij, fatkeqësisht pa shenja jete.
Nga veprimet paraprake dyshohet se 82-vjeçari ka rrëshqitur nga një shkëmb dhe për pasojë ka humbur jetën”.
Burimi: botasot.info


