rrenimet te ujmani ambasada britanike te shqetesuar veprime derisa procedurat gjyqesore po vazhdojne 6a60e6752beb0

​Rrënimet te Ujmani, ambasada britanike: Të shqetësuar, veprime derisa procedurat gjyqësore po vazhdojnë

July 22, 2026
1 minut lexim

Ambasada britanike në Kosovë shprehu shqetësim për rrënimin e shtëpive pranë Liqenit të Ujmanit dhe tha se po i ndjek nga afër zhvillimet.

“Respektimi i sundimit të ligjit kërkon procese të drejta dhe transparente, ku personat e prekur të kenë mundësi t’i ushtrojnë të drejtat e tyre.

Jemi veçanërisht të shqetësuar nga raportimet se veprimet për zbatimin e vendimeve janë ndërmarrë ndërkohë që procedurat gjyqësore ende janë në vazhdim”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike.

Kjo ambasadë theksoi se ligji duhet të zbatohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe të paanshme në të gjithë Kosovën.

“U bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të angazhohen me komunitetet e prekura, t’i trajtojnë shqetësimet në mënyrë transparente dhe të shmangin veprime të mëtejshme që mund të minojnë besimin e publikut ose besimin ndërmjet komuniteteve”, thuhet në reagim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

stuhia qe e laveroi shkupin ishte me shpejtesi 130 km h 6a60cfef04cb2
Lajmi i mëparshëm

Stuhia që e “lavëroi” Shkupin ishte me shpejtësi 130 km/h

aksident i rende te rrethrrotullimi i teg betonieria bie nga lartesia nuk dihet nese ka viktima 6a60e6ef99db8
Lajmi i radhës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG, betonieria bie nga lartësia, nuk dihet nëse ka viktima

Të fundit nga

ShkoLartë