rregulla te reja per udhetim ne vendet e be se nga 12 tetori mpb do ti informoje qytetaret ne kohe 68c01f17cc86c

Rregulla të reja për udhëtim në vendet e BE-së nga 12 tetori, MPB: Do t’i informojë qytetarët në kohë

September 9, 2025
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron informim të plotë dhe me kohë të qytetarëve lidhur me rregullat e reja të udhëtimit në Bashkimin Europian, të cilat sipas njoftimeve do të hyjnë në fuqi më 12 tetor. Qëllimi është të shmangen vonesat në pikat kufitare.

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BJB), Aleksandar Janev theksoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me partnerët evropianë dhe se, sipas rregullativës aktuale të BE-së, qytetarët do të duhet të plotësojnë aplikacione online.

“Diskutojmë çdo ditë që kjo procedurë të jetë sa më e lehtësuar dhe e qasshme për qytetarët tanë. Pajtohem se problemi më i madh mund të paraqitet në pikat kufitare të fqinjëve tanë që janë pjesë e Bashkimit Evropian. Prandaj, detyra jonë është t’i informojmë qytetarët në mënyrë të plotë se çfarë aplikacionesh duhet të plotësojnë. Sipas rregullativës aktuale, aplikacioni do të bëhet online, procedura do të marrë pak kohë dhe do të vlejë për dy vjet. Këto janë njoftimet fillestare, por sapo të marrim informacion zyrtar nga BE-ja, ato do t’i ndajmë me qytetarët. Kjo është rregullore e BE-së dhe ne jemi të obliguar ta respektojmë atë”, deklaroi Janev.

Sipas të dhënave më të fundit, sistemi i hyrje/daljes EES do të nisë më 12 tetor 2025. Ai do të zbatohet gradualisht brenda një periudhe gjashtëmujore në 29 vende evropiane (25 shtete anëtare të BE-së pjesë e Zonës Shengen, plus Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra). Zbatimi i plotë do të fillojë më 10 prill 2026, kur edhe do të fillojë llogaritja elektronike e ditëve të qëndrimit.

Në këtë moment, përmes sistemit të dytë, ETIAS, nuk kërkohet asnjë veprim nga udhëtarët. Bashkimi Evropian do të informojë shtesë për datën e saktë të fillimit të ETIAS-it disa muaj para lansimit të tij.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tom holland interpreton 9 role ne filmin e ri te shkurter never stop playing 68c01af13c330
Lajmi i mëparshëm

Tom Holland interpreton 9 role në filmin e ri të shkurtër “Never Stop Playing”

shvercerat me reagim ndaj kozhufit futbolli pa tifoze nuk ka kuptim 68c024fdad54c
Lajmi i radhës

“Shvercerat” me reagim ndaj Kozhufit: Futbolli pa tifozë nuk ka kuptim

Të fundit nga

ShkoLartë