rrefimi nga mbremja madheshtore trump i magjepsur nga biseda me kate middleton melania ne qender te vemendjes 68cbd6055a127

Rrëfimi nga mbrëmja madhështore / Trump i “magjepsur” nga biseda me Kate Middleton, Melania në qendër të vëmendjes

September 18, 2025
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe zonja e parë Melania Trump kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë banketit shtetëror të mbajtur mbrëmë në Mbretërinë e Bashkuar.

Chris Ruddy, drejtues i Newsmax Media dhe mik i vjetër i Trump-it, i cili ishte i pranishëm në mbrëmje, tha për BBC Radio 4: “Presidenti dhe Melania ishin thjesht duke shkëlqyer, dhe kjo nuk ndodh shpesh – ata nuk impresionohen lehtë nga shumë gjëra.”

Sipas Ruddy-t, Trump kaloi një pjesë të madhe të darkës në bisedë të thellë me Princeshën e Uellsit, Kate Middleton ku nga gjuha e trupit shihej se ishte “i magjepsur” dhe “plotësisht i angazhuar” në diskutim.

Ai shtoi gjithashtu se presidenti amerikan ka zhvilluar ndër vite një raport pozitiv me Mbretin Charles, duke theksuar se Trump “e sheh markën britanike, atë të familjes mbretërore, si jashtëzakonisht të fuqishme”.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

abc pezullon emisionin e jimmy kimmel per shkak te deklaratave rreth vrasjes se charlie kirk 68cbd453ed711
Lajmi i mëparshëm

ABC pezullon emisionin e Jimmy Kimmel për shkak të deklaratave rreth vrasjes së Charlie Kirk

pezullohet emisioni amerikan i jimmy kimmel shkak komentet per vrasjen e kirk 68cbda46207c4
Lajmi i radhës

Pezullohet emisioni amerikan i Jimmy Kimmel, shkak komentet për vrasjen e Kirk

Të fundit nga

ShkoLartë