rrahje brutale ne burgun e kumanoves i denuari perfundon pa ndjenja me lendime te renda 695929dc67fb6

Rrahje brutale në Burgun e Kumanovës – i dënuari përfundon pa ndjenja me lëndime të rënda

January 3, 2026
1 minut lexim

Kumanovë, 3 janar – MPB njofton se më 02.01.2026, në ora 11:30, në SPB Kumanovë, Z.S. (54) nga Shtipi, i dënuar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Kumanovës, ka raportuar se më 11.12.2025 rreth orës 14:00, në një dhomë brenda burgut ku ndodhej së bashku me edhe katër persona të tjerë, është sulmuar fizikisht nga i dënuari D.A. Pas sulmit, ai ka rënë në tokë dhe ka humbur vetëdijen.

Sipas raportimit, sulmet nga D.A. kanë qenë të vazhdueshme deri në momentin kur Z.S. është dërguar në Spitalin e Kumanovës, ku mjekët i kanë konstatuar lëndime të rënda trupore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i like suxhuk gjylekar banoret ulen per te ngrene shume diskutime ne tavoline 69592511c5ebd
Lajmi i mëparshëm

“I like suxhuk Gjylekar”, banorët ulen për të ngrënë – shumë diskutime në tavolinë

mashtrohet gruaja nga tetova pagoi paradhenie prej 8600 eurove per nje shtepi por shitesit e bllokuan ne rrjete sociale 69592a770b772
Lajmi i radhës

Mashtrohet gruaja nga Tetova, pagoi paradhënie prej 8,600 eurove për një shtëpi, por “shitësit” e bllokuan në rrjete sociale

Të fundit nga

ShkoLartë