rozana radi zbulon aksidentin qe i demtoi syrin nuk terhiqem nga kenga magjike 6ad8e4a122ff7

Rozana Radi zbulon aksidentin që i dëmtoi syrin: Nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!

October 21, 2026
min lexim

Këngëtarja dhe artistja shqiptare, Rozana Radi, ka zbuluar arsyen pse së fundmi është shfaqur më rrallë në publik dhe në rrjetet sociale, si dhe pse është parë duke mbajtur syze.

Përmes disa postimeve në Instastory, ajo ka bërë të ditur se ka pësuar një lëndim në syrin e djathtë pas një aksidenti gjatë aktivitetit fizik. Në fotografitë e publikuara, artistja ka treguar dëmtimin dhe ënjtjen në zonën e syrit, duke sqaruar se aktualisht është nën kujdesin e mjekëve.

“Më pyesni pse mbaj syze këtë periudhë dhe përse nuk dal shpesh as në ekran, as në Instagram. Siç mund ta shihni, gjatë aktivitetit fizik rrëshqita dhe pësova një dëmtim në zonën e syrit të djathtë. Po ndiqem nga mjekët e spitalit dhe ndërkohë pres të rikuperohem e të vazhdoj aktivitetet e mia”, ka shkruar Radi.

Image

Rozana Radi

Ajo ka bërë të ditur se pjesa më e vështirë tashmë ka kaluar, duke falënderuar ndjekësit për interesimin dhe kujdesin e treguar.

Megjithatë, lëndimi nuk e ka penguar të vazhdojë angazhimet e saj profesionale. Këngëtarja ka zbuluar se ka realizuar xhirime edhe në këto kushte, ndonëse për shkak të dëmtimit do të duhej të shmangte makijazhin për rreth një muaj.

“Kam xhiruar me këtë sy që shikoni. Nuk duhet të isha lyer për një periudhë njëmujore, por datat ishin të caktuara dhe duhej të xhiroja patjetër”, ka shkruar ajo.

Image

Rozana Radi

Ndërkohë, një nga angazhimet që duket se nuk do të ndikohet nga kjo situatë është pjesëmarrja e saj në festivalin “Kënga Magjike”.

Rozana u është përgjigjur edhe atyre që kanë shprehur kureshtje apo kanë vënë në dyshim nëse do të jetë në gjendje të ngjitet në skenë pas lëndimit, duke theksuar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga festivali.

“Për të gjithë kureshtarët ose ‘keqdashësit’, dua t’ju them se jo vetëm me syrin e lënduar, por edhe me një sy të vetëm nuk do të tërhiqesha nga Festivali i Këngës Magjike”, ka deklaruar artistja.

Ajo ka pranuar se ënjtja vazhdon të jetë e pranishme dhe se do t’i duhet ende kohë që gjendja të kthehet në normalitet, por ka theksuar se kjo nuk do të ndikojë në këngën e saj apo në performancën e përgatitur për festivalin.

Me këtë mesazh, Rozana Radi ka konfirmuar vendosmërinë për të vazhduar përgatitjet dhe për të marrë pjesë në “Kënga Magjike”, pavarësisht vështirësive të krijuara nga lëndimi. Ndërkohë, rikuperimi i saj po vazhdon nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rekord temperaturash ne japoni tokio dhe osaka shenojne mbi 30 grade celsius ne fund te tetorit 6ad8e43be7289
Lajmi i mëparshëm

Rekord temperaturash në Japoni, Tokio dhe Osaka shënojnë mbi 30 gradë Celsius në fund të tetorit

rrah ish partneren dhe sulmon policin qe nderhyri arrestohet 27 vjecari ne shkup 6ad8e4b0c96d5
Lajmi i radhës

Rrah ish-partneren dhe sulmon policin që ndërhyri, arrestohet 27-vjeçari në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë