rogerti nuk do te fitoje asnje sfide perballe selinit banorja prish sfiden dhe nis prezantimin e ores 69cf52fd06d2c

“Rogerti nuk do të fitojë asnjë sfidë përballë Selinit”, banorja prish sfidën dhe nis prezantimin e orës

April 3, 2026
1 minut lexim

Një sfidë e re nga Vëllai i Madh vuri në provë rezistencën e banorëve, duke i ndarë ata në çifte dhe duke u kërkuar të qëndronin të veshur në të njëjtën bluzë për pesë orë.

Çifti që do të rezistonte më gjatë do të fitonte një çmim surprizë.

Gjatë kohës që do të mbanin të veshur bluzën e përbashkët, banorët duhej të realizonin disa prova së bashku.

Ata duhej të gatuanin në çift duke ndihmuar njëri-tjetrin, të kujdeseshin për pamjen e njëri-tjetrit, të plotësonin një puzzle dhe, në fund, të prezantonin një orë që do të shfaqej në ekran.

Megjithatë, kur erdhi momenti i prezantimit të orës, Selin vendosi të prishte sfidën.

Ajo u largua nga bluza e përbashkët dhe nisi prezantimin e orës e vetme, duke shkaktuar habi te banorët e tjerë.

Selin u shpreh se nuk do të lejonte që Rogerti të fitonte asnjë sfidë përballë saj dhe për këtë arsye vendosi të prishte sfidën në atë moment. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

neser drejtesia vendos per valon aliun qe vrau ish bashkeshorten e tij erona coklin dhe plagosi vellain e saj ne qps 69cf184058d68
Lajmi i mëparshëm

Nesër drejtësia vendos për Valon Aliun, që vrau ish-bashkëshorten e tij Erona Coklin dhe plagosi vëllain e saj në QPS

Të fundit nga

ShkoLartë