rogerti godet gimbon 69b574d9701bd

Rogerti godet Gimbon

March 14, 2026
1 minut lexim

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” kanë arritur kulmin dhe këtë herë banorët kanë kaluar vijën e kuqe, duke thyer rregullin më të rëndësishëm të formatit: tolerancën zero ndaj kontaktit fizik!

Protagonistët e këtij incidenti të rëndë janë bërë Rogerti dhe Gimbo, një përplasje që pritet t’i kushtojë shumë shtrenjtë njërit prej tyre.

Sipas pamjeve të transmetuara që tashmë po bëjnë xhiron e rrjetit, dyshja është përfshirë në një debat mjaft të ashpër dhe me tone të larta. Situata ka degraduar kur Gimbo i është afruar shumë pranë Rogertit, duke i qëndruar “fytyrë më fytyrë”.

Në këtë moment tensioni dhe gjaknxehtësie, Rogerti nuk është përmbajtur dot dhe ka reaguar fizikisht, duke i goditur me forcë dorën Gimbos me dorën e tij.

Kujtojmë se një veprim thuajse identik, ku u godit dora gjatë një debati ballë për ballë, u bë nga Marko ndaj Shendritit. Atëherë, “Vëllai i Madh” nuk e toleroi aspak gjestin dhe e përjashtoi Markon pa asnjë hezitim.

Mbetet për t’u parë nëse Rogerti do të ketë të njëjtin fat mbrëmjen e sotme!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mickoski institucionet duhet te mbajne pergjegjesi per tragjedine e kocanit 69b5733554ee1
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi për tragjedinë e Koçanit

dieta e suksesit te fede valverdes 69b57b6977d1d
Lajmi i radhës

Dieta e suksesit të Fede Valverdes

Të fundit nga

Dieta e suksesit të Fede Valverdes

Pas tripletës së Fede Valverde ndaj Manchester City, programi “Carve Deportiva” bisedoi me Doris, nënën e tij. Doris rrëfeu: “I shkruaj, fiton apo humbet, qoftë kur luan mirë, keq apo mesatar. I
ShkoLartë