robbie williams sqaron videon virale nga intervista ne finalen e boterorit 6a5e997bf39c0

Robbie Williams sqaron videon virale nga intervista në finalen e Botërorit

July 20, 2026
1 minut lexim

Robbie Williams ka reaguar pas videos që u shpërnda në rrjetet sociale gjatë një interviste televizive në finalen e Kupës së Botës.

Gjatë një lidhjeje me televizionin Magenta TV, shikuesit vunë re një grimcë të bardhë që ra në mikrofon, duke bërë që shumë prej tyre të dyshonin se bëhej fjalë për ndonjë substancë.

Pas reagimeve të shumta, Robbie sqaroi situatën përmes një videoje në Instagram, duke thënë se ajo që kishte rënë në mikrofon ishte një karamele me mentol që i kishte dalë nga goja.

Këngëtari britanik e trajtoi situatën me humor, duke kërkuar falje në mënyrë ironike për ‘momentin joprofesional’ dhe duke treguar se kishte ende disa karamele të tjera me vete.

Williams ishte një nga artistët që performuan në ceremoninë e finales së Kupës së Botës 2026, ku u ngjit në skenë së bashku me Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini.

Ai tërhoqi vëmendje edhe me paraqitjen e tij, duke u shfaqur me një kostum sportiv me shkëlqim dhe një stil të veçantë.

Pas performancës, Robbie iu bashkua spektatorëve në stadium, ku ndoqi finalen së bashku me bashkëshorten e tij, Ayda Field.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba nis sulme te reja ndaj iranit 6a5e98b22a53f
Lajmi i mëparshëm

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit

policia ngre padi ndaj pese personave dhe kater kompanive e demtuan agjencine per punesim me 3 5 milione denare 6a5e9c2056e75
Lajmi i radhës

Policia ngre padi ndaj pesë personave dhe katër kompanive, e dëmtuan Agjencinë për punësim me 3.5 milionë denarë

Të fundit nga

ShkoLartë