rmv jane marre 46 koncesione ne sektorin e minierave per shkak mosrespektimi i ligjeve 68e90a0f0d93f

RMV, janë marrë 46 koncesione në sektorin e minierave për shkak mosrespektimi i ligjeve

October 10, 2025
1 minut lexim

Shkup, 9 tetor -Ministrja e Energjisë, Sanja Bozhinovska, ka bërë të ditur se janë marrë gjithsej 46 koncesione, prej të cilave 34 janë nënshkruar në mënyrë të njëanshme. Për 11 koncesione, kontratat kanë skaduar dhe nuk janë rinovuar. Ajo theksoi se ka nisur vendosja e rendit në këtë fushë dhe paralajmëroi se do të ketë shfuqizime të njëanshme për të gjithë ata që nuk i përmbushin detyrimet e marrëveshjeve.

“Gjithsej 46 koncesione të marra, që do të thotë se kemi kritere shumë të rrepta, kujdesemi për gjithçka që është e shtetit. Kemi listë kontrolli edhe për koncesionet e reja që kërkojnë, dhe për të gjithë ata që nuk e kanë paguar atë që është e nevojshme dhe nuk kanë përmbushur detyrimet jemi rigoroz dhe i qasemi hapjes së koncesioneve që më parë nuk ka qenë rasti. Më tej kemi pagesë edhe të garancive bankare për herë të parë, 40 milionë denarë kemi mbledhur nga 4 kompani”, tha Sanja Bozhinovska, ministre e Energjetikës dhe Minierave.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

murtezani sulstrom suedia eshte nje nga mbeshtetesit me te medha te perspektives sone evropiane 68e9036c4e432
Lajmi i mëparshëm

Murtezani- Sulstrom: Suedia është një nga mbështetësit më të mëdha të perspektivës sonë evropiane

bujar osmani bashkim po por vetem per ceshtjet strategjike jo per heqjen e balancuesit gjuhes dhe marreveshjes se ohrit 68e90ab1d567b
Lajmi i radhës

Bujar Osmani: Bashkim po, por vetëm për çështjet strategjike, jo për heqjen e Balancuesit, gjuhës dhe Marrëveshjes së Ohrit

Të fundit nga

ShkoLartë