riz ahmed rrefen krizen shendetesore gjate xhirimeve te star wars 68b37893b0a01

Riz Ahmed rrëfen krizën shëndetësore gjatë xhirimeve të “Star Wars”

August 31, 2025
1 minut lexim

Aktori britanik, Riz Ahmed, ka treguar se është shtruar në spital gjatë xhirimeve të “Rogue One: A Star Wars Story”.

Në një intervistë për podkastin “Podcrushed”, 42-vjeçari tha se gjatë asaj periudhe u përball me një sëmundje “intensive dhe të zgjatur”, që e detyroi të ndalonte punën dhe të rikuperohej fizikisht.

“Trupi im thjesht më la në baltë. Isha i rraskapitur dhe u detyrova të shtrohesha në spital.

Ishte shumë frikshme dhe mendova nëse do të rifitoja ndonjëherë jetën time”, rrëfeu aktori, duke e cilësuar përvojën si të mbushur me frikë, por edhe me një ndjenjë të thellë pranimi dhe mirënjohjeje,shkruan DailyMail.

Ahmed shtoi se kjo periudhë e errët ndikoi drejtpërdrejt në lidhjen e tij me rolin në filmin “Sound of Metal” (2019), ku interpreton një baterist që humbet dëgjimin.

“Kur lexova skenarin, e ndjeva menjëherë – e dija se kjo ishte një histori që duhej ta tregoja”, tha ai. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shukri buja viziton rubofcin me gezon shume pjesemarrja aktive e grave dhe te rinjve 68b3776e8fb3f
Lajmi i mëparshëm

Shukri Buja viziton Rubofcin: Më gëzon shumë pjesëmarrja aktive e grave dhe të rinjve

ibrahimi atmosfere energjike dhe fryme ndryshimi ne brvenice 68b37cbdc432e
Lajmi i radhës

Ibrahimi: Atmosferë energjike dhe frymë ndryshimi në Brvenicë

Të fundit nga

ShkoLartë