rita ora sjell kengen e re joy 6896072ddc094

Rita Ora sjell këngën e re “Joy”

August 8, 2025
1 minut lexim

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Joy”, duke emocionuar fansat në të gjithë botën.

Në rrjetet sociale, Ora ndau një fotografi shoqëruar me njoftimin se kënga tani është e disponueshme në të gjitha platformat digjitale, përfshirë Spotify, Apple Music dhe YouTube.

Kënga “Joy” shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e 34-vjeçares, e njohur për hitet “Anywhere”, “Your Song” dhe “Let You Love Me”. E veçanta e kësaj kënge është se do të shërbejë si kolonë zanore për versionin britanik të emisionit të njohur “Love Is Blind UK”, një format i famshëm televiziv për takime dashurie.

Sipas burimeve për The Sun, Rita pranoi me shumë entuziazëm të realizonte këtë projekt. “Nuk është sekret që Rita e adhuron dashurinë, ndaj pranoi menjëherë të realizojë një këngë për Love Is Blind UK,” citohet të ketë thënë një burim pranë këngëtares.

“Joy” është përshkruar si një këngë me mesazh të fuqishëm, që flet për gjetjen e lumturisë dhe paqes së brendshme, në një botë ku ndjenjat shpesh sfidohen nga realiteti. Stili muzikor përmban elemente të pop-it modern dhe një interpretim emocional nga Ora, që e bën këngën të prekë zemrat e dëgjuesve.

Fansat dhe ndjekësit e artistes kanë reaguar menjëherë pozitivisht, duke shpërndarë këngën dhe duke shprehur vlerësime për vokalin dhe mesazhin që ajo përcjell.

“Joy” është tashmë e disponueshme për dëgjim në të gjitha platformat online dhe pritet të jetë një nga kolonat zanore më të suksesshme të verës në Mbretërinë e Bashkuar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ikshpk ska asnje rast me virusin chikungunya ne kosove a rajon 68960601dabb3
Lajmi i mëparshëm

IKShPK: S’ka asnjë rast me virusin “Chikungunya” në Kosovë a rajon

ministri durmishi sdo te tolerojme rritje te pajustifikuara te cmimeve 68960b670f4e9
Lajmi i radhës

Ministri Durmishi: S’do të tolerojmë rritje të pajustifikuara të çmimeve!

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë