rita ora rikthehet ne skenen ballkanike koncert spektakolar ne oher me 1 gusht 6a57c9bbcbf1f

​Rita Ora rikthehet në skenën ballkanike, koncert spektakolar në Ohër më 1 gusht

July 15, 2026
1 minut lexim

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora do të performojë me një koncert madhështor më 1 gusht në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Rita Ora është konsideruar si një nga simbolet më të njohura të muzikës moderne pop, me një sërë hitesh ndërkombëtare. Ajo njihet edhe për eksperimentet që ndjek në cdo projekt të ri të sajin, dhe kombinimin e tingujve modern, pop, dance me një prezencë fantastike skenike.

Koncerti pritet të mbledhë mijëra adhurues nga i gjithë vendi e jo vetëm.

Ky do të jetë një nga koncertet më të mëdha të verës të Maqedonisë së Veriut me hitet e artistes, përfshirë “Anywhere”, “Your Song”, “Let You Love Me”,dhe shumë këngë të tjera që kanë dominuar spektaklet botërore.

Koncerti në Ohër zë një vend të veçantë në historinë muzikore të rajonit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjermania rrit ndjeshem taksen mbi duhanin nje pakete pritet te shkoje 12 euro 6a57c8f0d9921
Lajmi i mëparshëm

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

mickoski po perpiqemi qe nga janari i vitit te ardhshem te ulet cmimi i energjise elektrike 6a57cc615d3c2
Lajmi i radhës

Mickoski: Po përpiqemi që nga janari i vitit të ardhshëm të ulet çmimi i energjisë elektrike

Të fundit nga

ShkoLartë