rita ora pohoi se e theu traditen dhe ishte ajo qe i propozoi per martese bashkeshortit taika waititi 685d024447f5d

Rita Ora pohoi se e theu traditën dhe ishte ajo që i propozoi për martesë bashkëshortit Taika Waititi

June 26, 2025
1 minut lexim

Rita Ora ka zbuluar se ishte ajo që i propozoi burrit të saj, Taika Waititi, gjatë një udhëtimi romantik në Palm Springs – duke përmbysur traditën.

Këngëtarja, 34 vjeçe, e cila u martua me regjisorin 49-vjeçar në vitin 2022, tregoi historinë në podcastin “Begin Again” të Davina McCall, duke shpjeguar se si theu konvencionin dhe mori vetë iniciativën për propozimin.

Ajo tha: “E bëra gjithë gjënë vetë. Ishim në një dhomë hoteli në Palm Springs, një nga ato të bukurat, luksoze, e mbushur me tullumbace dhe tortë – që është gjëja ime e preferuar në botë”.

Unë i kisha bërë unazat, nuk doja diçka shumë të ndritshme. Ai më tha: ‘Çfarë po ndodh? Është Shën Valentini?’ Dhe unë i thashë: ‘Jo, por nëse do thuash jo, do më duhet të heq rrobat’”.

Ajo përfundoi duke treguar se si më pas e bëri ceremoninë e propozimit, për të cilin tha se Taika e kishte adhuruar.

Rita Ora dhe Taika Waititi u martuan në një ceremoni private më 4 gusht 2022, në Los Angeles.

Çifti, të cilët kishin qenë miq për vite me radhë para se të lidheshin në mënyrë romantike në vitin 2021, e organizuan dasmën për vetëm dy javë që vajzat e Taika-s të mund të merrnin pjesë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kru prishtina me intervenime ne disa zona perfshire dhe sheshin zahir pajaziti 685d01176984a
Lajmi i mëparshëm

KRU “Prishtina” me intervenime në disa zona, përfshirë dhe sheshin “Zahir Pajaziti”

fete e barabarta por jo edhe nxenesit medresantet pasqyre e deshtimit te barazise ne rmv 685d0b678b505
Lajmi i radhës

Fetë e barabarta por jo edhe nxënësit, medresantët pasqyrë e dështimit të barazisë në RMV!

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë