rita ora mahnit me look un e ri biond ne stilin e marilyn monroe 68fe11744c7bb

Rita Ora mahnit me look-un e ri biond në stilin e Marilyn Monroe

October 26, 2025
1 minut lexim

Këngëtarja 34-vjeçare Rita Ora ka befasuar fansat me një pamje krejt të re, duke shfaqur një transformim glamuroz të flokëve. Ajo ka zgjedhur të frymëzohet nga ikonat e vjetra të Hollywood-it, duke kanalizuar stilin e brendshëm të Marilyn Monroe me kaçurrelat e saj bionde.

Gjatë viteve, Rita — e cila është e martuar dhe e lumtur me regjisorin Taika Waititi — ka eksperimentuar shpesh me pamjen e saj, duke ndryshuar stile e ngjyra flokësh.

Tani, ylli i muzikës po shkëlqen me kaçurrela bionde që sjellin ndër mend look-un legjendar të Marilyn Monroe, shkruan “The Sun”, transmeton “Bota sot”

Image

Rita Ora

Në disa foto që ndau në rrjete sociale, Rita shihet e veshur me një xhaketë luksoze, ndërsa vë në pah këmbët e gjata me geta të ngushta ngjyrë vjollcë. Grimi i saj ishte i përsosur, me kontur të theksuar dhe buzë plot volum.

Në përshkrimin e fotove, këngëtarja shkroi: “Performancë surprizë pop-up!”

Image

Rita Ora
Image

Rita Ora

Fansat e saj u mahnitën nga pamja e re, me njërin që komentoi: “Marylin Monroe e imja!” ndërsa një tjetër shtoi: “Wow! E dua këtë model flokësh!”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moti i keq permbyten disa banesa ne vaun e dejes 68fe0e39ee7e3
Lajmi i mëparshëm

Moti i keq, përmbyten disa banesa në Vaun e Dejës

sotir karposh
Lajmi i radhës

Lukrovski: Karposhi është i robëruar nga interesat private, qytetarët duan fundin e betonizimit dhe të fjalëve të rreme

Të fundit nga

ShkoLartë