Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
Deri në orën 23:01, nga të dhënat e KQZ-së bëhet e ditur se janë rinumëruar 437 kuti me vota.
Nga procesi i rinumërimit po vërehet luhatje në vota, diku të shtuara e diku të munguara.
Dallimi në vota plus ose minus më i theksuar është në PDK.
Nga kjo parti, pas rinumërimit, Uran Ismaili po del të ketë 543 vota më shumë.
Ndërkaq, kandidati i po kësaj partie, Fetah Paçarizi, pas rinumërimit, rezulton të ketë 4547 vota më pak në krahasim me rezultatin paraprak.
Kujtojmë se procesi i rinumërimit ende nuk ka përfunduar.
Më herët gjatë ditës, KQZ-ja bëri me dije se, sipas të dhënave, deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 19 komuna, ndërkohë gjatë ditës së sotme është duke vijuar rinumërimi i vendvotimeve që i takojnë komunës së Prizrenit dhe më pas, të tjera komuna, sipas radhës, do të përfshihen në këtë proces.
Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.
Burimi: botasot.info


