rinia mbeshtet kandidaturen e sedat bislimit per komunen e studenicanit 68babcfac4634

Rinia mbështet kandidaturën e Sedat Bislimit për Komunën e Studeniçanit

September 5, 2025
1 minut lexim

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Sedat Bislimi, ka marrë mbështetje të fuqishme nga të rinjtë e komunës, të cilët shprehen të gatshëm të jenë pjesë e ndryshimit.

Në takime organizative me qytetarë, Bislimi prezantoi planin zhvillimor për përmirësimin e infrastrukturës, arsimit dhe shërbimeve publike në komunën e Studeniçanit. Një fokus i veçantë iu kushtua mbrëmë takimit me të rinjtë, të cilët janë zotuar të bashkëpunojnë për realizimin e projekteve të reja.

Në aktivitet ishte i pranishëm edhe deputeti i zonës, Bekim Sali, i cili shprehu mbështetje të plotë për kandidaturën e Bislimit, duke i dhënë peshë dhe rëndësi fushatës së tij.

Sedat Bislimi theksoi: “Rinia sjell ndryshimin. Për Komunën e Studeniçanit, ndryshimi VLEN.”

Ky takim shënon një hap tjetër drejt mobilizimit të komunitetit dhe forcimit të mbështetjes për projektet e VLEN-it në komunën e Studeniçanit.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

angela martini magjeps me elegancen e saj shfaqet sensuale me fustan te kuq 68bab8d8cf702
Lajmi i mëparshëm

Angela Martini magjeps me elegancën e saj, shfaqet sensuale me fustan të kuq

aliu inteligjenca artificiale ka potencial te madh per perparimin e shendetesise 68baca14712ab
Lajmi i radhës

Aliu: Inteligjenca artificiale ka potencial të madh për përparimin e shëndetësisë

Të fundit nga

ShkoLartë