rikthimi ne gare per lipjanin shukri buja eshte amanet i shokeve ne hage 68b1d19038548

Rikthimi në garë për Lipjanin, Shukri Buja: Është amanet i shokëve në Hagë

August 29, 2025
1 minut lexim

Shukri Buja, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Lipjanit, në një intervistë për emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka folur për vendimin e tij për t’u rikthyer në garën për të parin e këtij qyteti, të cilin e kishte udhëhequr për disa vite më parë.

Ai tha se kandidatura e tij është rezultat i kërkesës së qytetarëve, anëtarëve dhe ish-anëtarëve të partisë, përfshirë edhe strukturat e reja të saj.

“…edhe vet kryetari i degës, z. Rizani, dhe kryetari i partisë, z. Krasniqi. Por, ajo që më së shumti më ka shtyrë të kandidohem është amaneti i shokëve të mi që janë padrejtësisht në Hagë, amaneti i dy udhëheqësve të shtetit, dy udhëheqësve të partisë, z. Thaçi dhe z. Veseli. Prandaj jam rikthyer në politikë”, deklaroi Buja.

Ai shtoi se rikthimi i tij në politikë është bërë edhe pas një bisede që ka zhvilluar me ta.

Sipas tij, pavarësisht situatës së ndjeshme politike, ai tashmë është në terren dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët.

“Pretendimi im është t’i dal zot punës sime, t’u ofroj qytetarëve vizionin tim, të flas me ta dhe t’u tregoj se si do të jetë Lipjani pas katër vitesh nën udhëheqjen time”, u shpreh Buja.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia rrugore shofereve udhetoni me kujdes jo me shpejtesi mbi normat e lejuara 68b1cf72b9896
Lajmi i mëparshëm

Policia Rrugore-shoferëve: Udhëtoni me kujdes, jo me shpejtësi mbi normat e lejuara

nicola peltz mungon dukshem ne festen e beqarise se selena gomez mes thashethemeve per fundin e miqesise se tyre 68b1d2b1ace89
Lajmi i radhës

Nicola Peltz mungon dukshëm në festën e beqarisë së Selena Gomez, mes thashethemeve për fundin e miqësisë së tyre

Të fundit nga

ShkoLartë