rikthehet kercenimi i isis ne europe vritet militanti qe po planifikonte sulme 68ceb145cee41

Rikthehet kërcënimi i ISIS në Europë, vritet militanti që po planifikonte sulme

September 20, 2025
1 minut lexim

I fjetur prej shumë kohësh, kërcënimi i Shtetit Islamik rikthehet sërish. Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara njoftoi se forcat e tij kanë vrarë një  një militant kryesor të grupit ekstremist në Siri, i cili ishte duke planifikuar sulme në Europë dhe në SHBA.

Agjencia kundërterrorizmit e Irakut njoftoi se e kishte ndihmuar koalicionin në lokalizimin e militantit të identifikuar si Omar Abdul-Qader, i njohur edhe me nofkën e luftës Abdul-Rahman al-Halabi.

Sipas Komandës Qendrore amerikane, Abdul-Qader ishte “një operativ që paraqiste rrezik të drejtpërdrejt për SHBA-në”. Agjencia irakiane për kundërterrorizëm tha se ai ishte kreu i operacioneve të huaja të IS-it dhe i përfshire direkt në bombardimin e Ambasadës iraniane në Bejrut më 2013, që shkaktoi vdekjen e më shumë se 20 personave. Në këtë sulm u vra edhe atasheu kulturor i Iranit. “Ne nuk do të ndalemi në ndjekjen e terroristëve që synojnë të sulmojnë Shtetet e Bashkuara, forcat tona ose aleatët dhe partnerët tanë jashtë vendit”, tha komandanti i Komandës Qendrore amerikane, admirali Brad Cooper.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë që monitoron luftën, pohoi se Abdul-Qader u vra gjatë një operacioni të kryer nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja në provincën siriane, Hama. Asnjë nga sulmet që ai kishte planifikuar nuk ishte realizuar. Abdul-Qader kishte ikur nga burgu pas rrëzimit të Bashar Al Assadit nga pushteti dhjetorin e vitit të kaluar, dhe që prej atëherë ishte në arrati.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

estonia kerkon konsultime me nato n pasi avionet ruse shkelen hapesiren ajrore 68ceaf99320a1
Lajmi i mëparshëm

Estonia kërkon konsultime me NATO-n pasi avionët rusë shkelën hapësirën ajrore

varrezat e makinave rama vatra ndotjeje do tia lene vendin gjelberimit 68ceb45930702
Lajmi i radhës

“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit

Të fundit nga

ShkoLartë