rikthehet ideja qe kuvendi i maqedonise se veriut te kete policine ose sigurimin e vecante 686bd59ebe355

​Rikthehet ideja që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të ketë policinë ose sigurimin e veçantë

July 7, 2025
1 minut lexim

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut së shpejti mund të bëhet më polici apo sigurim përkatës vetëm për ligjvënësin. Ideja është hapur dhe është formuar grup pune nga kreu i Kuvendit, përfshi përfaqësues të Qeverisë, MPB-së dhe Drejtësisë.

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi në një takim me gazetarët tha se ideja që Kuvendi të ketë sigurimin e tij, pavarëson ligjvënësin, ndërsa në strukturat e kësaj njësie do të ketë vetëm njerëz profesionistë. Pohimet për angazhimin e kompanive të sigurisë nga jashtë, Gashi i hodhi poshtë si të pavërteta. Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov tha se gjatë javës do të ketë takim grupi i punës gjatë të cilit do të nisin të precizohen gjëra.

“Është çështje për të cilët kemi caktuar takim me kreun e Kuvendit nga fundi i javës dhe pasi të kemi një propozim konkret do t’ju njoftojmë. T’i shohim cilat janë propozimet, do t’i diskutojmë dhe të gjejmë propozimin më të mirë”, deklaroi Igor Fillkov, Ministër i Drejtësisë.

Ideja për polici Kuvendi ishte hedh që në vitin 2017 kur në Kuvend ndodhën trazirat e 27 prillit dhe pikërisht lëshimet që kishin bërë strukturat udhëheqëse të sigurimit, kishin mundësuar futjen e turmës brenda, ka shkruar Alsat.mk. Në atë kohe për polici Kuvendi ishin interesuar edhe organizatat e jashtme duke sjell propozime se si funksionon modeli gjerman dhe ai kroat. Ideja kishte mbet në letër për shkak të kostos që parashikonte një reformë e tillë, duke përfshi ligj special, uniforma, hapësira, sistem të ri komunikimi, automjete dhe të gjitha pajisjet tjera të nevojshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

me fresket te merkuren dhe posacerisht te enjten temperaturat do te bien prej 8 deri 10 grade 686bd25a2bff9
Lajmi i mëparshëm

Më freskët të mërkurën dhe posaçërisht të enjten, temperaturat do të bien prej 8 deri 10 gradë

zjarret perfshijne disa fshatra te istogut kryetari therret per kujdes dhe mobilizim 686bd61673cdf
Lajmi i radhës

Zjarret përfshijnë disa fshatra të Istogut, kryetari thërret për kujdes dhe mobilizim

Të fundit nga

ShkoLartë