rikthehet i nxehti ne fundjave parashikimi i motit 68717069255bb

Rikthehet i nxehti në fundjavë, parashikimi i motit

July 11, 2025
1 minut lexim

Të nxehtit pritet të rikthehet në fundjavë. Kryesisht me kthjellime e diell parashihet situata meteorologjike ditën e shtunë. Orëve të pasdites përreth zonave malore priten zhvillime të vransirave lokale. Temperaturat minimale ende do të jenë pak të ulëta, që zbresin në 9C e 12C, orëve të hershme të mëngjesit.

Ndërkohë maksimalet gjatë ditës arrinë vlera prej 29C e 31C. Frynë erë e lehtë perëndimore e jugperëndimore 1-4m/s.

Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C. Të hënën shkojnë deri në 33C e 35C. Ditën e martë vransira kalimtare që kalojnë përgjatë rajonit sjellin kushte për rrebeshe shiu e bubullima.

Mundësi për reshje më të pakta shiu paraqiten edhe të mërkurën. Temperaturat zbresin përreth 30C. Minimalet luhaten ndërmjet 13C e 17C. Nga dita e hënë frynë erë veriore e veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-7m/s, me hove deri në 10m/s ditën e martë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryetari i kuvendit afrim gashi pas srebrenices viziton edhe varrin e presidentit historik alija izetbegoviq 68716cac3e79c
Lajmi i mëparshëm

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi pas Srebrenicës viziton edhe varrin e Presidentit historik, Alija Izetbegoviq

sofia vergara drejt lidhjes se re me tom brady 6871719553ad5
Lajmi i radhës

Sofia Vergara drejt lidhjes së re me Tom Brady

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë