rikthehet bora parashikimi i motit per neser dhe ditet ne vijim 696ffdeedca8d

Rikthehet bora, parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

January 21, 2026
1 minut lexim

Gjatë natës do të ketë shtim të vranësirave dhe reshje bore në jug-lindje e lindje të Shqipërisë dhe shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut. Deri në mëngjes fjolla bore priten edhe në jug dhe lindje të Kosovës.

Reshjet sidomos në Kosovë do të jenë të pakta dhe të karakterit lokal. Pak më shumë reshje në juglindje të Kosovës sidomos në zonat kodrinore-malore.

Nesër në Kosovë pritet mot kryesisht i vranët dhe me reshje kryesisht të pakta bore e shqote. Do të fryjnë erëra kryesisht nga juglindja të cilat do ndjehen të ftohta për shkak të mbetjeve të ajrit të ftohtë. Temperaturat do të luhaten nga -4 minimalja deri në 4 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu e bore. Shi në perëndim e borë në lindje. Reshje lokale bore nesër priten edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe veri të Malit të Zi. Në përgjithësi reshjet do të jenë të dobëta, por pak më intensive në viset kodrinore-malore në juglindje lindje e veri të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut. Edhe në juglindje të Kosovës nuk do të mungojnë reshjet e borës. Fjolla bore priten edhe në shumë vise tjera.

Të enjten dhe të premten pak më ngrohtë dhe më butë, me vranësira e intervale kohore me diell dhe reshje të pakta lokale.

Fundjava vjen me mot të ndryshueshëm. E shtuna me reshje lokale kryesisht në Shqipëri, kurse të dielën priten reshje të dendura shiu si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump bordi i paqes mund te zevendesoje kombet e bashkuara 696ffd02a6963
Lajmi i mëparshëm

Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

faton peci pret ne takim adelina ismailin me kontributin e saj unik ajo eshte bere pjese e historise se kosoves 696fff147dd03
Lajmi i radhës

Faton Peci pret në takim Adelina Ismailin: Me kontributin e saj unik, ajo është bërë pjesë e historisë së Kosovës

Të fundit nga

Hyseni: Rugova mbetet përjetësisht i Kosovës

Ish-ministri i LDK-së, Skënder Hyseni, ka kujtuar presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta, duke theksuar se ai ishte dhe mbetet përjetësisht i Kosovës. Hyseni vlerësoi Rugovën si
ShkoLartë