rikthehen tensionet mes turqise dhe greqise shkak behet energjia dhe mbrojtja e mjedisit 6a8722d48197e

Rikthehen tensionet mes Turqisë dhe Greqisë, shkak bëhet energjia dhe mbrojtja e mjedisit

August 20, 2026
1 minut lexim

Një front i ri tensioni është hapur mes dy fqinjëve aleatë të NATO-s, por edhe kundërshtarë, Greqisë dhe Turqisë në Egje, këtë herë me shkak planet për energjinë e rinovueshme dhe parqet detare.

Ministria e Jashtme turke dhe një ditë më pas, ajo e Mbrojtjes, kundërshtuan kuadrin e ri grek për vendosjen e projekteve të energjisë së rinovueshme. Ankaraja thotë se harta greke përfshin edhe ishuj, formacione  shkëmbore apo dhe ishuj të vegjël ,sovraniteti i të cilave, sipas saj, nuk i është kaluar Greqisë me traktate ndërkombëtare. Me këtë formulim, Turqia rikthen në tryezë teorinë e njohur të “zonave gri” në Egje, të cilën Athina e refuzon kategorikisht për dekada.

Përplasja e re vjen vetëm pak ditë pas një tjetër konflikti për parqet detare. Më 15 gusht, me dy dekrete presidenciale, Turqia shpalli dy parqe kombëtare detare: një në Egjeun verior, në zonën mes Limnos dhe Samothrakës, dhe një tjetër në Mesdheun Lindor, pranë Kastelorizos.

Ministria e Jashtme greke nga ana e saj deklaroi se pjesët që shtrihen përtej ujërave territoriale turke dhe, sipas saj, brenda shelfit kontinental grek, janë të paligjshme dhe nuk krijojnë asnjë të drejtë juridike. Por Ankaraja, nga ana e saj, argumenton se në Egje dhe Mesdhe duhet të shmangen veprimet e njëanshme dhe kërkon bashkëpunim mes dy vendeve bregdetare.

Greqia kishte shpallur më herët parqet e saj detare në Jon dhe në Cikladet, grupi i ishujve grekë në juglindje të vendit, duke këmbëngulur se ato ndodhen tërësisht brenda ujërave territoriale greke. Pas një periudhe gati 3 vjeçare të të ashtuquajturave “ujëra të qeta” sipas pakteve që bënë dy vendet, energjia e gjelbër dhe mbrojtja e mjedisit sjellin përsëri në tryezë mosmarrëveshjet e vjetra greko-turke për sovranitetin dhe zonat detare në Egje.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rekord historik ne tregun valutor cfare ka ndodhur me euron ne tre muajt e fundit 6a8722843901e
Lajmi i mëparshëm

Rekord historik në tregun valutor, çfarë ka ndodhur me euron në tre muajt e fundit

harry dhe meghan rikthehen ne britani me femijet vendimi i papritur pas 6 vitesh larg mbreterise 6a87239e57397
Lajmi i radhës

Harry dhe Meghan rikthehen në Britani me fëmijët, vendimi i papritur pas 6 vitesh larg mbretërisë

Të fundit nga

ShkoLartë