rikthehen temperaturat e larta ne kosove ihmk ben thirrje te shmanget ekspozimi ne oret e pikut 6899196e31bd7

Rikthehen temperaturat e larta në Kosovë, IHMK bën thirrje të shmanget ekspozimi në orët e pikut

August 11, 2025
1 minut lexim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme (e hënë – e premte) vendi do të ndikohet nga masa të nxehta ajri afrikane, të shoqëruara me temperatura të larta.

IHMK thekson se kushtet e motit do të karakterizohen nga vapë e fortë, andaj rekomandohet kujdes i shtuar nga rrezet e diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

“Qëndroni të hidratuar dhe shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut (11:00 – 17:00)”- thuhet në njoftim.

Dita e hënë, 11 gusht, do përcillet me mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas IHMK, temperaturat minimale do të lëvizin ndëmjet 14 e 18°C, derisa ato maksimale 33 deri 37°C.

Të martën po ashtu do ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do lëvizin nga 12 deri 17°C, derisa ato maksimale nga 31 deri në 35°C.

E mërkura do jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do jenë nga 14 deri në 18°C, derisa ato maksimale nga 32 deri në 36 gradë Celsius.

Dita e enjte do jetë po ashtu kryesisht me diell. Temperaturat minimale do lëvizin nga 13 deri 17°C dhe ato maksimale nga 31 deri në 35°C.

E premtja gjithashtu do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta parashihen për rreth relievit malor. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do jenë prej 13 deri 17°C dhe ato maksimale nga 31 deri 35°C.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

maqedoni rritet mesatarja e matures shteterore 68991931d509e
Lajmi i mëparshëm

Maqedoni, rritet mesatarja e maturës shtetërore

maya jamas i ofrohen miliona per te qendruar ne programin love island 68991a9a42bb1
Lajmi i radhës

Maya Jamas i ofrohen miliona për të qëndruar në programin “Love Island”

Të fundit nga

​Tre të vrarë në Gaza nga sulmi izraelit

Sulmet ushtarake izraelite të hënën kanë vrarë tre persona në perëndim të qytetit të Gazës, ka thënë spitali ku kanë mbërritur viktimat. Sipas Associated Press, spitali Shifa ka raportuar për vdekjet në

Shkupi pëson debakël

Skuadra e Shkupit duket se nuk do të ketë asnjë mundësi që të shpëtojë nga më e keqja, largimi nga Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut. Humbja e sotme në start
ShkoLartë