Rikonstruimi i Qeverisë/ Sali: Është e pritshme që në Ministrinë e Drejtësisë të ketë ndryshime!

June 23, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, njëherit edhe Sekretar i Përgjithshëm i VLEN, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin 360 shkallë në MTV 1!

Ai ka folur për rikonstruimin e qeverisë, ka theksuar se është e pritshme që në ministrinë e drejtësisë të ketë ndryshime.

“ Vlerësoj se është e pritshme. Por nuk mund që të futem në detaje deri në cilin nivel janë duke i zhvilluar bisedimet, si bisedojnë dhe cilat janë mendimet e partnerit të koalicionit ZNAM. Megjithatë, është e pritshme që atje të ketë një ndryshim i cili do të reflektoje angazhim më të madh”, deklaroi Sali.

I pyetur nëse do të jetë ndryshim emri me kuadër të ri të ZNAM ose rotacion, Sali ka nënvizuar se kjo temë ngelet për tu diskutuar.

 

“ Aty ngelet që të diskutohet a do të ketë kuadër të ri ose rotacion të resorit”, deklaroi Sali.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vildane zeneli ndez rrjetin me pozat e fundit 6a39af7fbe80a
Lajmi i mëparshëm

Vildane Zeneli “ndez” rrjetin me pozat e fundit

skandaloze mbremjet strugane te poezise me njoftime e ftesa vetem ne gjuhen maqedonase 6a39b3715a0be
Lajmi i radhës

Skandaloze: “Mbrëmjet Strugane të Poezisë” me njoftime e ftesa vetëm në gjuhën maqedonase

Të fundit nga

ShkoLartë