Rihanna i është rikthyer skenës për një paraqitje të papritur gjatë natës së fundit të tre koncerteve të shitura plotësisht të Jay-Z në Yankee Stadium.
Ylli i muzikës u shfaq me një veshje tërësisht nga Yves Saint Laurent (YSL) dhe performoi dy nga hitet e saj më të njohura: “Run This Town” dhe “Bitch Better Have My Money”.
Publiku reagoi me entuziazëm ndaj rikthimit të këngëtares në skenë, e cila prej kohësh ka qenë më e fokusuar në projektet e saj të modës dhe biznesit, duke bërë paraqitje më të rralla në muzikë.

Rihanna
Prania e Rihanna-s e bëri edhe më të veçantë finalen e tre netëve të suksesshme të Jay-Z në Yankee Stadium, duke rikthyer në skenë një nga bashkëpunimet më të famshme të artistëve.
Burimi: botasot.info


