rihanna dhe aap rocky mirepresin vajzen e tyre rocki irish mayers 68d46e11454bf

Rihanna dhe A$AP Rocky mirëpresin vajzën e tyre, Rocki Irish Mayers

September 25, 2025
1 minut lexim

Në një lajm që ka emocionuar fansat dhe mediat ndërkombëtare, ylli i muzikës Rihanna dhe partneri i saj, reperi A$AP Rocky, kanë bërë të ditur ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të tretë — një vajzë që kanë vendosur ta quajnë Rocki Irish Mayers, transmeton “Bota sot”.

Çifti, i cili është një prej lidhjeve më të ndjekura në industrinë e muzikës dhe modës, kanë përjetuar një tjetër moment të veçantë në jetën e tyre personale.

Lajmi është konfirmuar nga burime të afërta, ndërsa Rihanna dhe A$AP Rocky ende nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare, por fansat janë përfshirë në gëzim dhe urime të shumta në rrjetet sociale.

Image

Foto e publikuar nga Rihanna

Ky është fëmija i tretë për çiftin, i cili prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e mediave jo vetëm për sukseset profesionale, por edhe për familjen dhe jetën private. Emri i vogëlushes, Rocki Irish Mayers, është tashmë simbol i dashurisë dhe lidhjes së fortë mes Rihanna-s dhe A$AP Rocky-t.

Me këtë shtesë të re, familja e tyre duket se po rritet duke i sjellë më shumë gëzim dhe ngrohtësi në jetën e përbashkët. Fansat presin me padurim detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje të bukur.

Image

Rihanna dhe A$AP Rocky

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ismaili drejtesi dhe zhvillim per te gjithe asnje lagje e prishtines sdo te mbetet anash 68d46cef8cd7e
Lajmi i mëparshëm

Ismaili: Drejtësi dhe zhvillim për të gjithë, asnjë lagje e Prishtinës s’do të mbetet anash!

zjarr ne qender te shkupit digjen disa automjete flaket perfshijne edhe marketin 68d4723b1f282
Lajmi i radhës

Zjarr në qendër të Shkupit: Digjen disa automjete, flakët përfshijnë edhe marketin

Të fundit nga

ShkoLartë