rifillon gjyqi ndaj kater onkologeve te akuzuar per trajtim te pakujdesshem te pacienteve ne shkup 68baa0d753ce7

Rifillon gjyqi ndaj katër onkologëve të akuzuar për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve në Shkup

September 5, 2025
1 minut lexim

Procesi gjyqësor kundër katër onkologëve, mes të cilëve edhe ish drejtori i Klinikës për onkologji, Nino Vasev, të akuzuar për trajtim të pandërgjegjshëm të pacientëve, duhet të vazhdojë sot në Gjykatën themelore penale Shkup.

Seanca e kaluar u anulua për shkak të mungesës së të akuzuarës së dytë Meri Peshevska, për çka avokati i saj ka dorëzuar dokumentacion mjekësor dhe kërkesë për anulim. Në bankën e të akuzuarve atëherë janë ulur i akuzuari i parë Vasev dhe dy onkologët Simonida Cërvenkovska dhe Dragan Jakimovski.

Mbrojtja parashtroi prova shtesë, me të cilat kontestohen raportet e ekspertëve të prokurorisë, ndërsa avokati i Vasevit kërkoi përjashtimin e disa prej provave të marra nga Sllovenia, duke pohuar se ekspertja Maja Radnik nuk ka status zyrtar në atë vend. Prokurorja Ana Gogovska Jakimovska vlerësoi se akuzat e tilla janë të parëndësishme, pasi aktakuza tashmë e ka kaluar fazën e vlerësimit.

Gjyqtarja Snezhana Markovska pranoi kërkesën për anulim, me qëllim që Gjykata të njihet me kërkesat e reja të mbrojtjes.

Prokuroria i akuzon mjekët për vazhdimin e “krimeve të rënda kundër shëndetit të njeriut” dhe “trajtimit të pakujdesshëm”, me ç’rast 29 pacientëve u janë dhënë terapi të papërshtatshme, me devijime në dozë dhe pa një vlerësim të duhur të gjendjes së tyre shëndetësore.

Përveç kësaj, kundër Vasevit dhe ish-drejtorit ekonomik të Klinikës është ngritur akuzë tjetër për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe përvetësim, me dëm prej mbi 2,2 miliardë denarë për buxhetin e shtetit.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rita ora publikon fotografi nga pushimet ne ulqin 68ba9cb1f3abf
Lajmi i mëparshëm

Rita Ora publikon fotografi nga pushimet në Ulqin

bdi anetari i vetem shqiptar nga gjithsej 12 ne komisionin per cmimin 8 shtatori propozon vetveten per shperblim 68baad5d6e4c8
Lajmi i radhës

BDI: Anëtari i vetëm shqiptar nga gjithsej 12 në Komisionin për Çmimin “8 Shtatori” propozon vetveten për shpërblim

Të fundit nga

ShkoLartë